Burse studimi në Zelandë të Re

Agjensia Tandek Exchange your mind, hap konkursin për 20 bursa studimi në Zelandë të Re. Bursa e studimit ofrohet vetëm për mesimin e gjuhës angleze për një periudhë maksimale prej 26 javësh. Pas përfundimit të kursit të gjuhës dhe marrjes se certifikates së studimit, studentët do të duhet që të vazhdojnë studimet për një nga programet e mëposhtme. 

Kriteret e pranimit në program:

  • Të gjithë aplikantët duhet të kenë përfunduar / apo të përfundojnë gjimnazin deri në Shtator 2016
  • Mesatarja minimale e cila do të konsiderohet për bursë është 7.5 
  • Të jenë nga mosha 17 deri 24 vjeç në momentin e fillimit të programit në Zelandë të Re
  • Të  gjithë aplikantët do duhet të dorëzojnë një letër motivimi ( Letra e motivimit do duhet të përmbajë arsyet e studimit në Zelandë të Re)
  • Të jenë të pajisur me pasaportë biometrike ose letërnjofim

Pyetje të shpeshta:

  1. A mund të punoj gjatë studimeve? Po, ju mund të punoni Part – time, gjatë gjithë kohës se studimeve. ( 40 orë në 2 javë)
  2. Sa mund të fitoj duke punuar? Paga minimale për orë pune në NZ është NZD $15 . ( 10.3 EUR ; NZD $ 1 = 0.61 EUR)
  3. Ku mund të akomodohemi? Shkolla dhe agjensia Tandek, ju asiston në gjetjen e akomodimit.
  4. Sa kushton akomodimi? Një dhomë studeti kushton NZD $ 110 – NZD $ 150 në javë.
  5. A mund të punoj pas përfundimit të shkollës në NZ? Pas përfundimit me sukses të programit, ju mund të punoni me kohë të plotë kudo në NZ duke aplikuar për një vizë PSWV.
  6. Unë jam në vazhdim të universitetit. A mund të transferohem? Po, ju mund të transferoheni. Ne do t’ju asistojmë në këtë proçedurë.
  7. Keni pyetje të tjera? Na shkruani në info@tandek.al

Agjensia Tandek Exchange your mind, me zyrë lokale edhe në Prishtinë, asiston të gjithë të interesuarit për ketë program. Tandek Exchange your mind, është agjenti i parë i trajnuar nga Education New Zealand,  për këshillimin studentëve për edukim në Zelandë të Re. Shikoni këtu certifikimet.

Si mund të aplikoni?

Të gjithë aplikantët që plotësojnë kriteret e pranimit, do të duhet që të caktojnë një takim duke telefonuar në +35542301616 dhe +355682060277 ( nga Shqipëria) dhe +38649650847 ( nga Kosova). Vetëm aplikantët “Genuine”, do të përzgjidhen nga ana e agjensisë të cilëve do tu ofohet bursa. 

Kjo bursë, nuk ofrohet në bazë të nëvojës financiare, por ofrohet në bazë te meritave akademike. 

 

Agriculture, Horticulture & Floristry Architectural Technology Art, Design & Photography
Audio Production Automotive & Road Transport Beauty Therapy
Business & Commerce Chinese Language Computing & IT
Construction Education Electrotechnology
Engineering English Language Environmental Management & Renewable Energy
Fashion Film & Animation Hairdressing
Hospitality HR & Coaching Joinery
Marketing & Management Massage Therapy Music
Nursing & Health Science Social Services & Mental Health Sport, Exercise & Recreation
Te Ara Reo Māori Travel, Tourism & Hotel Management Veterinary Nursing & Animal Care

Blogu
%d bloggers like this: