Edukim në Zelandë të Re-Tandek Exchange your mind, agjenti i parë Shqiptar i trajnuar

111

Agjenti i parë shqiptar i trajnuar nga Education New Zealand, për programe të edukimit, përfaqesohet nga Tandek Exchange your Mind.

Që prej dates 19 Maj 2014, Zelanda e Re, destinacioni më i lakmuar i momentit, ka një agjent të trajnuar, të përfaqësuar nga agjensia Tandek, në Tiranë. Të gjithë studentët që kanë dëshirë të studiojnë në Zelandë të Re, tashmë, kanë ku të drejtohen për të ndjekur procedurat e aplikimit dhe regjistrimit me institucionet e larta të edukimit në Zelandën e Re.

 

Edukimi në Zelandën e Re

Zelanda e Re, ofron klimë të shëndetshme të edukimit e cila favorizon individët dhe me idetë e reja dhe debatet e hapura të cilat kontribuojnë në gjetjen e zbulimeve dhe alternativave të reja. Gjithashtu, sistemi i edukimit në Zelandën e Re, ka avantazh kryesor duke qënë së është në koherencë me trendet aktuale dhe e përditësuar me atë që ndodh globalisht. Në fakt, akademikë dhe mësues nga shumë vende të ndryshme zgjedhin për të studiuar dhe punuar në Zelandën e Re për të përfituar nga një mënyrë e re e të menduarit. Kjo është arsyeja kryesore pse një numër i madh i studentëve nga e gjithë bota vendosin të studjojnë në Zelandën e Re.

Cilësia e studimit

Ndjehuni të sigurt se çdo shkollë që ju jeni duke e konsideruar në Zelandën e Re, do të plotësojë standardet më të larta arsimore. Standardet e shkollave në Zelandën e Re, monitorohen dhe ​​i nënshtrohen në mënyrë periodike testimeve nga qeveria, duke siguruar një nivel të lartë, të vazhdueshëm të arsimit, kudo që ju zgjidhni për të studiuar. Kontrollet e rrepta të cilësisë ndërmerren në mënyrë që të sigurojnë kualifikimet e shkollave dhe përmbushjen e standardeve më të larta arsimore në Zelandë e Re.

Blogu
%d bloggers like this: