Work-in-Australia

Tarifat-ButtonAplikoni-Ketu-Button

 

 

Viza e Punësimit dhe Trajnimit (Klasifikimi 402 është e dizenjuar për ata persona që kanë diplomë universitare dhe duan të qëndrojnë në Australi për një përkohësisht me këtë kategori vize (minimalisht 2 vjet), me qëllim që të marrin pjesë në një punësim/trajnim profesional – që e perfitojnë duke punuar.Kategoria e vizës 402 është një vizë Punësimi – Trajnimi e cila lejon mbajtësin e vizës të punojë me kohë të plotë (full-time).

Ky program është për: persona që kërkojnë rritjen e njohurive të tyre gjatë punësimit (bazuar në trajnimin gjatë punës), zhvillimin e aftësive të tyre në sektorin e tyre profesional.

Informacion mbi pozicionet e punës që mund të sponsorizohen, i gjeni duke vizutuar faqen e mëposhtme: http://www.immi.gov.au/Work/Pages/skilled-occupations-lists/csol.aspx

Një vize e kategorisë 402 ka 3 kërkesa:

  • Aplikantin që do të marrë pjesë;
  • Kompaninë punëdhënëse e cila do të supervizojë programin e punësimit dhe trajnimit; dhe
  • Organizatën që do të ofrojë sponsorizimin dhe do të krijojë planin e punësimit dhe trajnimit, e cila:
    1. është e aprovuar për të sponsorizuar viza 402;
    2. bën përzgjedhjen e aplikantit në bashkëpunim me Tandek Exchange your mind, dhe
    3. ofron pranimin e aplikantit.

PROGRAMI PROFESIONAL I PUNESIM-TRAJNIMIT

Programi profesional i Punësim – Trajnimit duhet:

  • të lidhet ngushtë me punën ose degën që aplikanti ka studjuar;
  • të zhvillojë aftësitë e aplikantit;
  • të zhvillohet në një vend pune të monitoruar.

SI TE APLIKONI PER NJE VIZE PUNESIMI – TRAJNIMI

Dërgoni aplikimin tuaj tek Tandek Exchange your mind për një vlerësim paraprak.

Stafi ynë ne bashkëpunimme partnerin në Australi do të marrin vendimin e parë nëse kualifikimet dhe eksperiencat e aplikantit janë të mjaftueshme për t’u përshtatur në program.

Më tej;

Kërkesat për aprovim për Programin e Punësim – Trajnimi për kategorinë e vizës 402 janë si mëposhtë:

  1. Aplikantët duhet
    • të jenë të paktën 18 vjeç;
    • të tregojnë arsye bindëse përse duan të ndjekin programin;
    • të tregojnë se kanë aftësi të mjaftueshme të gjuhës angleze të cilat plotësojnë kushtet e programit (IELTS, CAE, TOEFL) dhe të plotësojne standartet e Sigurisë dhe Shëndetësisë në punë;
    • të tregojnë se kanë një siguracion shëndetësor sipas standarteve Australiane;
    • të tregojnë se kanë shëndet të plotë dhe dëshmi penaliteti të pastër.

Një aplikant mund të përfshijë në aplikimin për vizë edhe familjarët e pranueshëm (bashkëshort/e; fëmijë). Nesë një anëtar i familjes nuk është përfshirë në aplikim, atëherë mundet që në një kohë të mëvonshme të kryhet një aplikim i dytë, i veçantë për familjarët e pranueshëm. 

  1. Nëse plotësohen kushtet nga ana e aplikantit, stafi i Tandek Exchange your mind do t’i kontaktojë dhe aplikanti do të marrë një ftese për të marrë pjesë në program.

Në këtë pikë, sponsori i programit do të angazhojë punëdhënesin që të fillojë zhvillimin e një plani të Programit Punësim – Trajnimi.

  1. Marrja e kandidaturës për Programin e Punësim – Trajnimit

Sponsori i programit do të dërgojë kandidaturën tuaj në Departamentin e Emigrimit dhe Mbrojtjes së Kufirit (DIBP). Koha e proçesimit mund të zgjasë disa javë. Kur kandidatura aprovohet, sponsori lajmërohet dhe aprovimi i dërgohet aplikantit (document i cili nevojitet për aplikimin e vizës.

  1. Aprovimi i Vizës

 Sapo viza të jetë aprovuar, aplikanti do të fillojë punën me kohë të plotë, e paguar (min. 30 orë/javë). Sponsori do të monitorojë mbarvajtjen e programit gjatë gjithë kohës.

Shkruani një koment

%d bloggers like this: