European University

logo

Themeluar në vitin 1973, European University (EU) është një shkollë ndërkombëtare e biznesit, trefish e akredituar me shumë kampuse. Përveç kësaj, ofron klasa dinamike, me numër të vogël studentësh ku mësimdhënia është në anglisht. Studentët e EU-së, gjithashtu, kanë mundësi të gëzojnë një mjedis ndërsa studjonë nën kurrikulat më të mira akademike të Amerikës së Veriut dhe të Europës.

EU ofron një diplomim inovativ në Bachelor (BBA), Master (MBA) dhe Doktoraturë në Administrim Biznesi (DBA), me profil në Administrim Biznesi; Komunikim dhe Marrëdhenie me Publikun; Manaxhim i Turizmit; Financë Biznesi; Manaxhim i Sporteve; Marrëdhënie Ndërkombëtare; Sipërmarrje; dhe Biznes Elektronik ndër të tjera. Gjithashtu, EU ofron programe 1 vjecare për Njohuri Bazë të Biznesit (BF), të cilat shërbejnë për të përgatitur studentët për programin Bachelor.

Shkolla e Biznesit EU ka një rrjet global, me kampuset kryesore në Gjenevë dhe Montreux (Zvicër); kampusi në Barcelonë (Spanjë) dhe kampusi në Mynih (Gjermani). EU ofron programe diplomimi të dyfishtë në Mbretërinë e Bashkuar, Rusi, Kazakistan, Tajvan, Malajzi, Tajlandë, SHBA dhe Kinë.

Përbërja e studentëve me më shumë se 100 kombësi, i jep studentëve një mjedis të vërtetë, shumëkulturor të të mësuarit dhe i ofron mundësi të shkëlqyera të rrjetit.

Të gjitha kurset mësohen nga anëtarë shumë të kualifikuar të fakultetit që kanë një pasuri të përvojës praktike në fushat e tyre. Fakulteti EU punon me studentët në baza individuale për të krijuar një mjedis bashkëpunues dhe të kujdesshëm të të mësuarit në të cilat lulëzojnë vlera e njeriut. Ai ofron programe edukimi që kanë në qendër studentin, programe personale e fleksibile për të gjithë studentët.

Në kampuset evropiane të shkollave tona të biznesit, EU ofron qasje pragmatike ndaj arsimit eksperimental të biznesit, me theks të veçantë në metodën e rastit studimor (case-study), është provuar se është një mënyrë efektive për të përgatitur studentët për pozicionet udhëheqëse në botën moderne të biznesit.

Anëtarë të fakultetit të EU janë risimtarët udhëheqës që punojnë si brenda dhe jashtë klasës për të udhezuar edukimin e biznesit tek studentët. Fakulteti i EU është fakultet i kalibrit të lartë i përbërë nga akademikë me kohë të plotë me gradë të doktoratures, si dhe nga instruktorë me kohë të pjesshme të cilët janë edhe anëtarë aktualë të komunitetit ndërkombëtare profesionale. Fakulteti i biznesit të zotëron eksperiencë në sipërmarrje, konsulencë dhe udhëheqje të biznesit. Ky kombinim i botëve akademike dhe i biznesit, mbështet një cilësi unike dhe të jashtëzakonshme të të mësuarit.

 

[sections] [section title=”Pse EU?”]

  • EU është njohur i për Ekselencë nga QS(2013-1014) dhe renditet në Top 35 Universitetet më të mira në Europë për Biznes. Gjithashtu, EU mban akreditime tëACBSP dhe IACBE; të dy këto organizata janë të njohura nga CHEA. EU ka akreditim të IQA dhe është vlerësuar nga CEEMAN.
  • Ka 40 vjet eksperiencë në ofrimin e Edukimit të Biznesit Pragmatik
  • Ka klasa me pak studentë
  • EU zhvillon tek studentët një personalitet të fortë të biznesit.
  • Vlerësim i vazhdueshëm i studentëve
  • Mjedis Ndërkombëtar
  • Të gjitha programet mësohen në anglisht
  • Rekorde të shkëlqyera të punësimit të studentëve të diplomuar nga EU
  • Mundësi të transferimit
  • Anëtarë të mbi 30 bizneseve të suksesshme që japin mësim në EU

[/section] [section title=”Kampuset”]

Përveç kampuseve kryesore në Gjenevë, Montreux, Barcelona dhe Mynih, Universiteti Europian ka gjithashtu një rrjet të zgjeruar global institucionalë të partnerëve rreth botës. Shkolla e Biznesit EU ofron programe shkëmbimi dhe diplomim të dyfishtë në lidhje me shkollat dhe universitetet në Mbretërinë e Bashkuar, Rusi, Kazakistan, Tajvan, Malajzi, SHBA, Gjermani dhe vende të tjera rreth Botes.

Me një prani dhe pamje të vërtetë ndërkombëtare, Universiteti Europian i përgatit studentët e tij për të qenë udhëheqës të suksesshëm të biznesit në koherencë me botën e biznesit ndërkombëtar.

[/section] [section title=”Akademikët dhe Bordi i Universitetit”]

bord

Gjatë viteve, EU fton spikera të shquar për leksion të hapur në kampus. Akademikët e EU dallohen për kredencialet e tyre akademike si edhe talentin e mësimdhënies. Ata janë të integruar në kurrikula dhe u ofrojnë studentëve një mënyrë miqësore të të mësuarit rreth fushave në të cilat ata janë ekspertë. Spikerat, përfaqësojnë një rrjet të gjerë të industrive dhe fuksioneve në jetën e biznesit, qeverisë, inovacionit ose fushës akademike. Në këtë mënyrë, studentët kanë mundësi që të marrim eksperiencë dhe të përfitojnë nga këshillat e këtyre liderave.

Bordi i Administratorëve të Besuar të EUështë përgjegjës për të siguruar se zhvillimi i universitetit dhe rruga nëpër të cilën kalon, janë në përputhje me misionin e tij arsimor. Çdo anëtar vazhdimisht përpiqet që të përhapë ndikimin e EU-së përtej kufijve tradicionalisht të themeluar. Bordi mblidhet 2 herë në vit në Qendrën Ekzekutive të Universitetit në Yvorne, Zvicër.

[/section] [section title=”Facilitetet”]

EU ka një zyre për Shërbimin ndaj Studentëve në çdo kampus që ndihmon në pyetjet apo shqetësime lidhur me mësimin, profesorët, skedulimet, akomodimin, vizat dhe mundësitë e punësimit. EU u mundëson studentëve:

  • Këshillim individual
  • Fasilitete në klasa (akses wi-fi, pinter, videoprojektorë, kompjutera të lidhur me teknologji multimediale)
  • Librari online (të gjithë studentët kanë akses)
  • Fitness
  • Restorante dhe kafene

[/section] [section title=”Programet Internacionale të Biznesit”] [tabs] [tab title=”Bachelor”]

  • Diplomë Bachelor në Administrim Biznesi (BBA)
  • Diplomë Bachelor në Komunikim dhe Marrëdhënie me Publikun
  • Diplomë Bachelor në Manaxhim Turizmi
  • Diplomë Bachelor në Marrëdhënie Ndërkombëtare
  • Diplomë Bachelor në Manaxhimin e Arteve dhe Sporteve
  • Diplomë Bachelor në Shkencë në Financën e Biznesit
  • Diplomë Bachelor në Shkencë në Manaxhimin e Mediave Dixhitale
  • Diplomë Bachelor në Manxhimin e Biznesit dhe Qëndrushmerisë
  • Diplomë Bachelor në Manaxhim Biznesi dhe Dizajn
  • Diplomë Bachelor në Manaxhimin e Biznesit Familjar
  • Diplomë Bachelor në fushën Ekzekutive të Adminsitrimit të Biznesit (EBBA)
  • Diplomë e Dyfishtë Bachelor në SHBA me Kolegjin Nichols
  • Diplomë e Dyfishtë Bachelor në Tajlandë me Universitetin Shinawatra

 [/tab] [tab title=”Master”]

  • MBA në Biznes Ndërkombetar
  • MBA në Komunikim dhe Marredhënie me Publikun
  • MBA në Global Banking dhe Financë
  • MBA në Manaxhim Turizmi
  • MBA në Sipërmarrje
  • MBA në Manaxhimin e Sporteve
  • MBA në Manaxhimin e Burimeve Njerëzore
  • MBA në Manaxhimin e Dizajnit
  • MBA në Manaxhimin e Reputacionit (imazhit të ndërmarrjeve)

[/tab] [tab title=”Diplomë MBA Online”]

  • MBA në fushën Ekzekutive të Adminsitrimit të Biznesit
  • Doktoraturë në Administrim Biznesi

[/tab] [/tabs] [/section] [/sections]

Tandek Exchange your mind është përfaqësues zyrëtar i European University për Shqipërinë.

SHKARKONI tani aplikimin për në European University.

Kontaktoni me Tandek Exchange your mind për të filluar procedurën e aplikimit  email:info@tandek.al ose Tel: +355682060277

 

Blogu
%d bloggers like this: