Greenheart

Gjimnaz në SHBA


Tandek në bashkëpunim me partnerin prestigjoz CCI Greenheart ofron programin AYP për gjimnazistët Shqiptarë që dëshirojnë të studiojnë në gjimnazet publike të SHBA për dy semestra.
AYP (Academic Year Program) ose Programi i Vitit Akademik, u mundëson nxenësve vendosjen në shkollat publike Amerikane me vizë J – 1. Pjesëmarrësit jetojnë me familjet mikpritëse amerikane, vullnetare dhe ndjekin shkollat e mesme publike, duke përmirësuar nivelin e gjuhës angleze, duke bërë miq të rinj dhe duke zgjeruar vizionin e tyre rreth botës dhe vetes.
Për të marrë pjesë në programin AYP, nxënësit duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:

 

  • Aftësi shumë të mira të gjuhës Angleze
  • Mesatare e gjimnazit mbi 7.0 
  • Duhet të tregojnë shumë fleksibilitet dhe pjekuri

Programi Përfshin:

 

  • Regjistrimin në një gjimnaz publik të SHBA për dy semestra.
  • Dhomën dhe ushqimin pranë një familjeve pritëse vullnetare amerikane
  • Orientimin pas arritjes në SHBA
  • Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e një kordinatorit lokal
  • Vlerësimin periodik të programit
  • Sezonin për përgatitjen për ri–hyrje
  • Siguracionin shëndetësor dhe atë për aksidentet
  • Transfertat e aeroportit
  • Formën DS – 2019 aplikimi mbështetjen për vizën J–1
  • Mundësinë për të bërë një ndryshim në komunitetin pritës duke iu bashkuar Club Greenheart

Programi nuk përfshin:

  • Tarifat e shkollës (vetëm për shkollat private)
  • Aktivitetet fakultative
  • Ushqimin dhe argëtim jashtë familjes mikpritëse
  • Shpenzimet personale
  • Udhëtimin ndërkombëtar deri në aeroportin më të afërt të familjes pritëse
  • Drekën në shkollë
  • Programi AYP është një program që siguron përvojë kulturore dhe arsimore dhe nuk është program turistik. Prandaj, vendosja nëpër familje përcaktohet nga Tandek dhe CCI Greenheart. Vendndodhja mund të jetë në çdo rajon në SHBA.

 

Kërkesat e Programit:

  • Rezultat i pranueshëm i testit SLEP të gjuhës Angleze (testimi pranë zyrës se Tandek)
  • Mesatare minimale 7.0 e gjimnazit
  • Aplikantët duhet të tregojnë transparencë dhe fleksibilitet mbi pjekurinë e tyre dhe dëshirë të madhe për të marrë pjesë në një program interkulturor.
  • Të jenë në gjendje të mirë shëndetësore, të mjaftueshme për të përballuar programin, intelektualisht, fizikisht dhe emocionalisht.
  • Plotësimin e aplikimit në mënyrë të plotë dhe të sigurimi me të gjitha dokumentet e nevojshme.
  • Pranohen moshat nga 15 dhe 18 vjeç.
  • Aplikantët duhet të jenë në vazhdim të gjimnazit.
  • Gadishmëri të pranojnë vendosjen rastësore kudo në SHBA.

Na kontaktoni në info@tandek.al për të marrë pjesë në program


Tandek dhe CCI GreenHeart nuk garanton se studentët që do të marrin diplomat në SHBA do t’ju njihet klasa e 12-të

Departamenti i Shtetit ka një numër pa pagesë  (1-866-283-9090) për nxënësit e shkollave të mesme , i cili ishte në fuqi 1 gusht 2009 . Numri pa pagesë mund të përdoret nga familjet pritëse , studentët e këmbimit dhe publiku për të raportuar rrethanat që ndikojnë në shëndetin e nxënësve , sigurinë dhe të qenit gjatë programeve të shkëmbimit kulturore . Ju gjithashtu mund të dërgoni email në   jvisas@state.gov .

%d bloggers like this: