IBS-Business School

ibs

[TABS_R id=2260]

Misioni IBS është që të ofrojë programe në gjuhën angleze dhe programe të edukimit në biznes dhe fushat e menaxhimin të lidhura me njerezit dhe që kanë impakt të rëndësishem ekonomik dhe kulturor. IBS udhëhiqet nga kërkesat e tregut; të mësuarit, të ndërtuarit e besimit dhe të krijuarit e mundësisë për të gjithë ata që zgjedhin të investojnë për të studjuar në shkollën tonë. IBS ka partneritet të rëndësishëm me Universitetin e Buckingham(1976), një prej universiteteve më të mira në Mbreterinë e Bashkuar. Diplomat janë Britanike, janë të vlerësuara maksimalisht dhe janë të pranuara botërisht për të gjitha programet akademike Bachelor dhe Master. IBS perveç akreditimeve Britanike, ka akreditime Amerikane dhe Europiane. Vlerësimi është maksimal kur bëhet fjalë për:

  • Kreativitetin dhe inovacionin në kërkim të përsosmërisë,
  • Potencialin e çdo personi,
  • Ekspertizën dhe angazhimin e stafit të IBS
  • Partneritetin dhe bashkëpunimin e fortë dhe të qëndrueshëm (ku mundet të arrihet më shumë duke punuar)
  • Cilësinë dhe në vazhdimësinë për të përmirësuar proçeset e sigurimit të cilësisë.

 

[sections] [section title=”Pse të studjosh në IBS?”]

  • Të gjitha programet mësohen në gjuhën angleze,
  • Ju mund të merrni Diplomë të Universitetit prestigjioz të Buckingham që është i pranuar dhe i vlerësuar në nivel global,
  • IBS ofron tarifa të ulëta të shkollimit dhe shpenzime të ulëta të jetesës në krahasim me Mbretërinë e Bashkuar dhe universitetet e SHBA,
  • Metodat e mësimdhënies kanë në qendër studentin me punë individuale dhe në grup,
  • Mësuesit janë në dispozicionin e studentit, anëtarët e stafit janë miqësore dhe të dobishëm,
  • IBS siguron një mjedis të vërtetë ndërkombëtar me studentë dhe profesorë të ardhur nga 80 vende nga e gjithë bota,
  • Perspektiva të shkëlqyera për karrierë brenda dhe jashtë Hungarisë në sajë të Qendrës së Rrjetit të Biznesit që IBS ka bashkëpunim (më shumë se 300 kompani shumëkombëshe)

[/section] [section title=”Kampuset”]

Së fundmi, përvec kampusit në Budapest, në kuadër të ndërkombëtarizimit, është ndërtuar kampusi i Vjenës (Austri). Të gjitha kurset ofrohen në 2 kampuset tashmë me prezencë të 80 kombësive të huaja. Kurset zhvillohen në gjuhën angleze nga Fakulteti IBS në kampusin e IBS të Budapestit. Kampusi i IBS në Vjenë ndodhet vetëm 20 m nga qëndra e kryeqytetit. Ai ka një siperfaqe prej 55 m katrore, me 6 klasa, kapacitet 250 studentë dhe me fasilitete afër. Kampusi ndodhet vetëm 500 m nga rezidenca studentëve.

[/section] [section title=”Akomodimi”]

Akomodimi mund të jetë në kampus ose jashtë tij.

Rezidenca e studentëve IBS në Vjenë ndodhet vetëm 500 m nga kampusi dhe shtrihet afër Lumit të Danubit. Rezidenca ka dhoma të mobiluara mirë, me mundësi akomodimi individual ose të ndarë, me pamje nga kopshti dhe lumi i Danubit, me akses internet, me wc, me pajisje të kuzhinës për gatim. Kampusi ofron mundësi të të ngrenit nëpërmjet restorantit me vetësherbim, kafene dhe snack bar.

[/section] [section title=”Facilitetet”]

  • Akses në Internet
  • Mundësi parkimi brenda dhe jashtë kampusit të IBS Budapest.
  • Asistencë për studentët internacionalë nepërmjet zyrave të Rekrutimit dhe Marketingut.
  • Dyqane, kafene dhe restorante afër IBS (një pjesë e tyre janë hapur 24orë/7 ditë).
  • IBS Fitness, fusha tenisi, Librari dhe Kafe

[/section] [section title=”Programet”] [tabs] [tab title=”Bachelor”]

Diplomë Bachelor në Budapest:

  • BSc në Manaxhimin e Arteve
  • BSc në Biznes dhe Diplomaci
  • BSc në Biznes dhe Turizëm
  • BSc në Manaxhim Financiar
  • BSc në Manaxhim
  • BSc në Manaxhimin me Sistemet e Informacionit
  • BSc në Manaxhimin me Gjuhët e Huaja
  • BSc në Manaxhimin me Psikologji

 [/tab] [tab title=”Master”]

Diplomë Master në Budapest dhe Vjenë:

  • MSc në Manaxhimin Financiar
  • MSc në Manaxhimin e Burimeve Njerëzore
  • MSc në Biznes Nderkombëtar
  • MSc në Manaxhim Marketingu

[/tab] [tab title=”Programe të Gjuhëve”]

Programe të Gjuhëve në Budapest:

  • Programe Intensive të Gjuhëve
  • Shkolla Verore
  • Programe Pre-Med për Studime Mjekësore

[/tab] [tab title=”Programe të shkurtra”]

Programe të shkurtra:

  • Hyrje në Europën Qëndrore
  • Të bësh biznes në Europën e Re
  • Arte në Europën e Re
  • Biznes në Europën Qëndrore
  • Arte dhe biznes në Europën Qëndrore

 

 

[/tab] [/tabs] [/section] [/sections]

Tandek Exchange your mind është përfaqësues zyrëtar i International Business SchoolCertifikate Perfaqesie për Shqipërinë dhe Kosovën

Kontaktoni me Tandek Exchange your mind për të filluar procedurën e aplikimit  email:info@tandek.al ose Tel: +355682060277

Blogu
%d bloggers like this: