Intership dhe punësim në SHBA, “Tandek” prezantohet para studentëve të UET

Prezantimi Tandek ne UET

Prezantimi Tandek ne UET per programin Summer Work and Travel

Është prezantuar sot më 17 Janar 2014, në Universitetin Europian të Tiranës agjensia Tandek | Exchange your mind, e cila ofron programe praktikash profesionale dhe punësimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të gjithë studentët. Në një auditor tejet të mbushur me studentë, përfaqësuesit e “Tandek”, i folën studentëve për mundësitë e shumta, duke përmendur kështu programet e studimit, programet e punësimit sezonal, programet e trajnimit, programet e gjuhës e të tjera.

“Tandek” është një agjensi e cila ofron programe të shkëmbimit ndërkombëtar kulturor që lejon studentët e universiteteve të punojnë dhe udhëtojnë në SHBA gjatë periudhës së verës. Praktikat profesionale, janë një element i rëndësishëm në formimin e një studenti duke i ofruar atij aftësim praktik, krahas dijeve teorike që përfiton në auditorët e universitetit, por edhe mundësi të shkëmbimit të eksperiencave dhe kulturave të ndryshme të punës mes kompanive ndërkombëtare. Kjo çon në konsolidimin profesional të tyre dhe përgatitjen për tregun e punës. 

Blogu
%d bloggers like this: