Kamp Veror në Isle of Wight – Angli

featured-image

Tandek ofron një mundësi shumë të mirë për nxënësit që duan të kalojnë një përvojë speciale verore, nëpërmjet programit veror “Summer Camp”–English Adventure në Little Canada, ishulli i Wight (Britani e Madhe)

Little Canada, ndodhet në skaj të Wotton Creek të ishullit të Wight dhe vlerësohet si një prej vendodhjeve më tërheqëse për studentët që duan të kenë një përvojë të kampusit veror që ndërthur aventurën dhe mësimin e gjuhës angleze.

Aktivitetet e vecanta që zhvillohen në këtë vend madhështor u ofrojnë nxënësve siguri në rezidencat e tyre dhe mundësi për përmirësimin e aftësive të gjuhës angleze. Kurset janë ndërtuar në mënyrë të tillë që të promovojnë aftësitë e lidershipit dhe të të punuarit në grup duke kombinuar argëtimin dhe zhvillimin ndërpersonal në një mjedis të sigurt. Ato ofrojnë program interesant që përmban vec mësimit të gjuhës angleze dhe aktivitete sociale e kulturore si; kuice të ndryshme, organizime të mbrëmjeve kulturore tradicionale dhe ndërkombëtare, sporte etj.

Kampusi ofron fasilitete thelbësore që nxënësit të kalojnë kohë sa më efektive si; klasat, zonat e aktiviteteve brenda kampusit, pishinën e brendshme, hollin e madh të sporteve, zonat për aktivitete zbavitëse (climbing walls, abselling, rafting, zip wires, archery)

‘Summer Camp’, zgjat 2 javë dhe ofrohet me një çmim tërësisht të zbritur, 560 £ për javë.

Në çmim përfshihen:
• aktivitete kulturore
• shëtitjet
• akomodimi dhe ushqimi pranë familjeve në Angli.

NUK përfshihen:
• tarifa e ambasadës për aplikimin për vizë
• bileta e avionit
• shpenzimet personale.

Kjo ofertë është e vlefshme për grupe prej minimumi 15 veta, për moshat 9-18 vjeç.

Datat e ndjekjes se programit: 27 Korrik-10 Gusht ‘14.

Rregjistrimi kryhet me dokument identifikimi dhe pagesën 10% të faturës.

unnamed (1)  unnamed (2) unnamed

 

 

 

 

 

Kontaktoni tani për të rezervuar vëndin tuaj. 

 

Organizatori i Kampit Veror mban akreditimet e mëposhtme:

akreditimet-e-shkolles

Blogu
%d bloggers like this: