Lotaria Amerikane, pyetje të shpeshta?

Visa

A kualifikohet automatikisht çdokush që është përzgjedhur nga kompjuteri?

Jo. Për t’u kualifikuar për Lotarinë e Vizave të Shumëllojshmërisë, aplikantët duhet të plotësojnë kritere të përcaktuara qartë në kërkesat e kualifikimit nëpërmjet arsimit ose profesionit. Aplikantët e Programit të Vizës së Shumëllojshmërisë duhet të kenë kryer një arsim të krahasueshëm me 12 vite arsimi fillor dhe të mesëm në SHBA. Jo të gjitha llojet e arsimimit kualifikohen për programin, prandaj aplikantët përpara se të vendosin të aplikojnë për lotarinë duhet të jenë të informuar mirë rreth kërkesave të arsimimit. Ndonëse është e mundur të kualifikohesh në bazë të eksperiencës së punës, profesionet që kualifikohen për lotarinë pothuajse kërkojnë gjithmonë një nivel arsimi përtej atij të shkollës së mesme. Edhe pse dikush është përzgjedhur nga kompjuteri, nëse nuk i plotëson kushtet minimale të kualifikimit, ai nuk do të marrë vizë nëpërmjet Programit të Vizës së Shumëllojshmërisë.

Cilat janë kriteret kualifikuese mbi arsimin dhe punësimin?

Të gjithë aplikantët e lotarisë së Vizave të Shumëllojshmërisë (DV) këshillohen të shqyrtojnë udhëzimet mbi kriteret e kualifikimit të arsimimit dhe punësimit para se të aplikojnë. Aplikanti kryesor (ai që është përzgjedhur në bazë të numrit të aplikimit) duhet të ketë arsimim apo punësim të kualifikueshëm me qëllim që të kualifikohet për një vizë të programit të lotarisë së DV-së.

Arsimimi: Aplikantët duhet të kenë mbaruar arsimin e mesëm me kohë të plotë që është ekuivalent me arsimimin e të paktën një shkolle të mesme amerikane (4 vjeçare, me kohë të plotë, arsim i përgjithshëm). Jo të gjitha diplomat e shkollës së mesme në Shqipëri kualifikohen për programin. Diplomat e shkollës së mesme me kohë të pjesshme – pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose ato me korrespondencë, përfshirë programet pesë vjeçare ose programet e gjata (me kohë të pjeshme, pa shkëputje nga puna, shkollat e natës ose me korrespondencë) nuk kualifikohen për programin e lotarisë. Për më tepër, diplomat e shkollave të mesme profesionale rrallëherë kualifikohen për lotarinë. Edhe nëse ju keni mbaruar një pjesë të shkollës së mesme në sistemin me shkëputje nga puna dhe pjesën tjetër në sistemin me kohë të plotë, kjo diplomë nuk kualifikohet për programin e lotarisë.

Diplomat universitare kualifikohen për programin e lotarisë së DV-së.

Cili është roli i Tandek Exchange your mind?

Është e kuptueshme që “Tandek Exchange your mind” nuk është në asnjë mënyrë e lidhur me qeverinë e SHBA. ”Tandek Exchange your mind” nuk është agjensi qeveritare por ofron një shërbim të përkushtuar për të ndihmuar ata njerëz dhe familje që dëshirojnë të paraqesin një kërkesë për të marrë pjesë në “DV Lottery” dhe gjithashtu për ata fitues që duan të vazhdojnë më tej me procedurën e tyre, kundrejt një kostoje shërbimi. Tandek Exchange your mind” nuk është një firmë ligjore .

“DV – Lottery″ është një llotari dhe nuk ka asnjë garanci për ta fituar

Kujdes nga Mashtrimi

Mesazhe Mashtrimi që i Dërgohen Fituesve: Nëse ju keni marrë një postë elektronike (e-mail) që ju njofton se aplikimi juaj për programin e Lotarisë Amerikane ishte fitues dhe në mënyrë që të vazhdoni me aplikimin tuaj ju duhet të dërgoni një shumë të hollash (parash) në emër të një personi, ju jeni viktimë e një mashtrimi. Vitet e shkuara, aplikantët fitues njoftoheshin nga Departamenti i Shtetit, Qendra Konsullore në Kentucky (QKK) me anë të postës, JO me e-mail. Të përzgjedhurve u jepeshin udhëzimet se si të vazhdonin në hapat e mëtejshëm të procesit. QKK-ja nuk ju kërkon ju t’i dërgoni para (të holla) atyre, apo ndonjë Ambasade tjetër të Steteve të Bashkuara të Amerikës (SH.B.A.) me postë apo nëpërmjet shërbimeve si Western Union.

Për ata që kanë aplikuar për DV-2015, njoftimi zyrtar i përzgjedhjes do të kryhet drejtpërdrejt nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit (Entry Status Check), i cili do të jetë në përdorim duke filluar nga data 1 Maj 2014, në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Aplikimi Elektronik për Vizat e Shumëllojshmërisë”. Kjo është e vetmja mënyrë me të cilën ju do të merrni njoftim të statusit të aplikimit tuaj. Nëse ju merrni një njoftim me anë të postës elektronike apo me postë rreth përzgjedhjes suaj në lotarinë E-DV, duhet të dini që ky njoftim nuk është i ligjshëm. Vetëm pasi ju të jeni përzgjedhur, pasi t’u jeni përgjigjur udhëzimeve të njoftimit të mundësuar për ju nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit, si dhe pasi të ketë filluar procesimi i rastit tuaj, vetëm atëherë ju mund të merrni në vazhdim e-maile komunikimi nga QKK-ja që ju njofton juve të shikoni Kontrollin e Statusit të Aplikimit për informacione të reja rreth aplikimit tuaj. QKK-ja nuk do t’ju kërkojë juve t’u dërgoni para atyre, kësaj Ambasade, apo ndonjë Ambasade tjetër të SH.B.A.-së me postë, apo shërbime të tilla si Western Union.

Lutemi të kontrolloni Paralajmërimin e Departamentit të Shtetit dhe Paralamërimin e Komisionit Federal të Tregtisë mbi mashtrimet me Lotarinë DV.

Adresat Mashtruese të Internetit: Disa adresa interneti mund të tentojnë t’ju ç’orientojnë duke ju bërë të mendoni që ato janë adresat zyrtare të internetit për Lotarinë e Vizave të Shumëllojshmërisë. Ato mund të tentojnë t’ju kërkojnë të paguani për shërbime si formulari dhe informacionet, të cilat janë falas në adresat e internetit të Departamentit të Shtetit dhe të Ambasadave. Disa shoqëri kërkojnë pagesa për të plotësuar formularin e aplikimit për Lotarinë e Vizave të Shumëllojshmërisë. Nuk ka asnjë pagesë për të plotësuar formularin e aplikimit elektronik për Vizën e Shumëllojshmërisë. Fituesit do të njoftohen VETËM nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit duke filluar nga data 1 Maj 2014, në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Aplikimi Elektronik për Vizat e Shumëllojshmërisë” dhe nuk është e nevojshme përdorimi i ndihmësve për të aplikuar për Vizën e Lotarisë.

Për ata që kanë aplikuar për DV-2015, njoftimi zyrtar i përzgjedhjes do të kryhet drejtpërdrejt nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit, i cili do të jetë në përdorim duke filluar nga data 1 Maj 2014, në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Aplikimi Elektronik për Vizat e Shumëllojshmërisë”.

Mbani mend, vetëm aplikantët e përzgjedhur njoftohen nga Departamenti i Shtetit, Qendra Konsullore në Kentucky (QKK). Asnjë organizatë tjetër apo kompani private nuk është e autorizuar nga Departamenti i Shtetit për të njoftuar aplikatët e DV-së për përzgjedhjen e aplikimit të tyre si fitues, apo të hapave të mëtejshëm në procesimin e aplikimit për vizë.

Gabimet në aplikim, si p.sh: mospërfshirja e bashkeshortit/es tuaj apo të gjithë fëmijëve tuaj që kualifikohen për Lotarinë, fotografia e gabuar, apo aplikimi më shumë se një herë, do të rezultojnë në skualifikim të aplikimit tuaj.

Për të kontrolluar nëse keni fituar Lotarinë por nuk dini si të veproni mund të konsultoni prezantimin ilustrativ në linkun “Prezantimi”.

 

Blogu
%d bloggers like this: