Më shumë mundësi për të Emigruar në Australi: Lista e re e pozicioneve të punës (SOL)

Australia2Ky duhet të vijë si lajm i mirë për shumë shtetas nga Shqipëria dhe Kosova të cilët kanë shënjestruar Australinë si një destinacion të migrimit. Australia e Jugut (kryeqyteti Adelaide) ka shtuar në listën e shtetit profesionet në nevojë. Lidhur me këtë lajm, Departamenti i Emigracionit dhe Mbrojtjes Kufitare (DIBP) ka njoftuar se nuk do të ketë një numër të limituar fituesish për pozicionet e kërkuara.

 

DIBP shpjegon se, ftesa për të aplikuar në kuadrin e programit të bazuar me pikë emigrimi mund të jenë subjekt i kufizimeve në profesion për të siguruar se asnjë profesion nuk do të dominojë programin e emigrimit. Heqja e “tavanit” – pra rrit numrin e aplikimeve të emigrantëve që Australia e Jugut mund të pranojnë.

 

Ja kush janë 18 pozicionet e punës:

Kodi ANSZCO Lista e Punëve
132111 Menaxher për Shërbimet e Korporatave
134211 Administrator Mjekësor
134299 Menaxher për Shërbimet Mjekësore
149212 Menaxher për Shërbim Klienti
149915 Menaxher për Përdorimin e Paisjeve
222311 Këshillues Investimesh
223211 Trajnues për ICT
224611 Librashitës
262111 Administrator Database(Të dhënash)
271214 Akokat për Prona
311215 Teknik Farmaceutik
351411 Guzhinjer
361211 Qethës Blektorie
391111 Parukier/Parukiere
399212 Punëtor për Gaz ose Karburanti
399918 Teknik për Paisjet Kundra Zjarrit
411311 Terapist i Përgjithshëm
451815 Trajnues për ndihmën e Shpejtë

 

Emigrimi në bazë të aftësive duke ju referuar kesaj liste është në dispozicion për të gjithë aplikantët e kualifikuar, duke përfshirë edhe të diplomuarit në Australi. 

Blogu
%d bloggers like this: