Takimi i agjentëve në Barcelonë – European University

_22A9254

Informacioni dhe trajnimi i vazhdueshëm është shumë i rëndësishëm për programet që ofrojmë. Në këtë mënyrë, jemi në koherencë me programet akademike, sezonale, trajnimet apo seminaret të cilat takojnë kërkesat e studentëve tanë.

Në kuadër të këtij përditësimi, Tandek, merr pjesë në takimin me agjentë të tjerë ndërkombëtarë në European University (EU), në kampusin e Barcelonës. Gjatë 2 ditëve, Tandek, pati mundësinë të njihet me ambjentet e këtij institucioni, stafin akademik, programet, rezidencat e studentëve për t’u ofruar studentëve të interesuar për arsimim jashtë vendit një përvojë sa më konkrete.

Mesazhi i Presidentit
Presidenti i EU, Dr. Dirk Craen në fjalën e tij të mbajtur në këtë eveniment, theksoi dhe njëherë pikat e forta të këtij universiteti i cili mirëpret studentët ndërkombëtarë që synojnë të jenë liderë të ardhshëm në fushën e biznesit. Stafi akademik i kualifikuar, fleksibiliteti në zgjedhjen e programeve, mjedisi shumëkulturor i studentëve, leksionet me akademikë apo personalitete të shquara në fushën e bizneseve e bëjnë mësimdhënien një përvojë të papërsëritshme.

Rëndësia
Aktiviteti ishte intensiv , shumë i organizuar dhe me informacion të plotë për çdo student të interesuar për programet Bachelor, Master dhe Kamp Veror, në kampuset e këtij Universiteti në Barcelonë, Mynih, Gjenevë dhe Montreux.

%d bloggers like this: