Tandek merr pjesë në ICEF Berlin për herë të parë

Foto nga eventi i ICEF Berlin 2013

Foto nga eventi i ICEF Berlin 2013

Tandek | Exchange your Mind, merr pjesë në një prej seminareve më të rëndësishme të vitit, në ICEF Berlin. Në këtë seminar, si cdo vit, marrin pjesë institucione dhe agjentë shumë të kualifikuar të edukimit, të çertifikuar, nga e gjithë bota. Viti 2013 theu të gjitha rekordet e viteve paraardhëse të këtij aktiviteti me 2146 pjesëmarrës.


Në total, 964 agjentët e arsimit udhëtuan drejt Berlin-it, për tre ditët e takimeve të planifikuara, seminaret dhe rrjetet me 891 institucione ndërkombëtare të edukimit, 182 ekzibitorë dhe 33 të programeve “puno dhe udhëto”. Janë pjesëmarrës nga 97 vende të cilët morën pjesë në 24 837 takimet e para-planifikuara. Tandek, pati një përvojë shumë efektive në takimet e planifikuara dhe intensive me institucionet e edukimit ku u lobua për marrëveshje të programeve me qendër studentët.

 

Blogu
%d bloggers like this: