Tandek dhe UAMD, punësim sezonal për studentët e Durrësit

Tandek gjate prezantimit te Summer Work and Travel ne UAMD

Tandek gjate prezantimit te Summer Work and Travel ne UAMD

Studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, përmës bashkëpunimit të nisur mes agjencisë “Tandek Exchange your mind” dhe UAMD, kanë mundësi të punësohen në periudha të caktuara sezonesh, në SHBA.

“Programi i punësimit sezonal në SHBA, Work and Travel” ishte takimi që u zhvillua para disa ditësh pranë ambjenteve të UAMD, në prani të përfaqësuesve të “Tandek” dhe studentëve e pedagogëve të universitetit. Përfaqësuesi i agjencisë “Tandek”, sqaroi studentët për mënyrën, proçedurat dhe kriteret e nevojshme për aplikim.

Rektori i UAMD, Mit’hat Mema, e vlerësoi këtë bashkëpunim si një mundësi shumë të mirë jo vetëm punësimi për studentët, por edhe shkëmbimi ndërkulturor dhe të eksperiencave të punës.

“Është një eksperiencë e cila i vlen edhe studentëve, edhe UAMD-së, pasi shkëmbimi i vlerave, eksperiencave, njohurive dhe përftimi i kulturës së punës së vendeve shumë të zhvilluara si SHBA, është shumë e rëndësishme”, tha rektori Mema. 

%d bloggers like this: