DALLIMET KULTURORE

Me siguri ju keni dëgjuar tregime të panumërta për amerikanët, qofshin ato të mira apo jo. Ju ndoshta keni formuar tashmë opinione ose ide të bazuara në filma apo televizione te cilat pandergjegjshmerisht reflektojnë ne paragjykime per shoqërinë amerikane. Megjithatë, SHBA është një shoqëri shumë komplekse dhe e ndryshme që nuk mund të kufizohet në disa stereotipe të veçanta. Përveç kësaj, ka miliona emigrantë të cilët i japin Shteteve të Bashkuara shumë diversitet dhe ngjyra.


Mëposhtë, ju paraqesim disa aspekte ” tipike amerikane “

INDIVIDUALITETI

Ndoshta tipari më i rëndësishëm i amerikanëve është mënyra sesi e perceptojnë çdo person, si një individ të pavarur, me cilësitë dhe të metat e tyre dhe nuk janë të nxituar në nxjerrjen e konkluzioneve të bazuara në racë, status social apo familje. Ata këmbëngulin për barazinë mes njerëzve dhe opinioneve të tyre në mënyrë rigoroze kur u referohen. Fëmijët nga mosha e hershme janë mësuar të ” qëndrojnë në këmbët e veta ” dhe të jenë të pavarur. Ndoshta ju do të habiteni por shumica e studentëve amerikanë zgjedhin kurset e tyre, udhëheqësit dhe karrierën pa marrë parasysh mendimin e prindërve. Ata janë njerëz të pavarur dhe të aftë për marrjen e vendimeve të tyre.
Amerikanët, në përgjithësi, janë shumë informale dhe të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet personale edhe pavarësisht ndryshimit shoqëror apo hendekut të moshës. Për shembull, nxënësit dhe mësuesit shpesh e quajnë njëri-tjetrin me emrat e tyre të parë. Për një shqiptar kjo mund të tregojë mungesë respekti ndërkohë që kjo ka të bëjë vetëm me kulturën amerikane dhe asgjë personale.


KONKURRENCA

Një nga vlerat më të rëndësishme për një amerikan është ndjenja e konkurrencës dhe dëshira për t’u krahasur me dikë. Ju do të hasni konkurrencën kudo, qoftë kjo miqësore apo jo aq miqësore. Amerikanët, nganjëherë mund të jenë të fiksuar me të dhënat dhe arritjet në sport, biznes apo arritje tjetër por pavarësisht kësaj, ata kanë një ndjenjë të zhvilluar të mirë të konkurrencës.Amerikanët dinë se si të punojnë në ekip për të ndjekur një qëllim të përbashkët.


“SHOCK” KULTUROR

Tronditja kulturore është proçesi i përshtatjes në një vend të ri dhe në një kulturë të re, shumë të ndryshme nga juaja. Klima, ushqimi, natyra dhe njerëzit janë të gjithë të ndryshëm dhe kjo mund të duket e çuditshme në fillim. Ju mund ndjeheni pak të irrituar apo të përmalluar për familjarët. Në disa raste kjo mund të ulë vetë-besimin tuaj dhe t’ju bëjë më të varur nga kolegët tuaj, pa të cilët ju mendoni se ju nuk do të jeni në gjendje të bëni asgjë.
Nëse keni tronditje kulturore mos u panikoni pasi kjo është mëse normale. Pasi të ndërmerrni jetën tuaj të re, ju do të njihni rrugën tuaj dhe do të filloni të kuptoni mentalitetin e SHBA . Kështu, pershtateni dhe jetoni të lumtur në diversitet.

Disa këshilla se si të tejkalohen tronditjet kulturore

  • Gjithnjë gjeni diçka për të bërë. Shikoni një film, shkoni në një koncert, bëni një shëtitje. Shmangni mërzitjen dhe socializohuni.
  • Fokusohuni në të tashmen dhe lini mënjanë kujtimet dëmtuese. Ju do të gjeni gjithmonë diçka të mirë për të bërë dhe që ju pëlqen rreth jush.
  • Bisedoni me njerëzit rreth jush. Bisedoni, tregojuni atyre në lidhje me ju sepse mund të bëni miq me të cilët ju mund të kaloni kohë cilësore.
  • Merrni pjesë në aktivitetet e komunitetit; të cilat mund të jenë gara sportive, veprimtari vullnetare dhe evente sociale . 
  • Dilni, ecni dhe eksploroni qytetin rreth jush. Ju nuk do të zgjidhni asgjë në qoftë se ju qëndroni në shtëpi për të dërguar e-maile të mërzitshme.

 

MOS LEJONI ASGJË T’JU PRISHË DITËN TUAJ!


Ndoshta gjërat e përmendura më lart mund t’ju kenë ndihmuar për të marrë një ide të asaj që mund të përjetoni në herën tuaj të parë në Shtetet e Bashkuara. Ky është vetëm një informacion i shkurtër. Për më shumë detaje në lidhje me Work and Travel në SHBA, jeni të lutur të merrni pjesë në një nga seancat tona të orientimit.

%d bloggers like this: