Llojet e punëve

Programi Work and Travel është i dizenjuar për studentët të cilët kanë dëshirën dhe energjinë e duhur për të punuar dhe udhëtuar në SHBA gjatë pushimeve verore.Pozicionet e punës të ofruara nga programi me ndërmjetësimin e Tandek janë në zonat dhe qytetet me interesin më të lartë për tu vizituar. Në fakt, arsyeja pse punëdhënësit kanë nevojë për punonjës gjatë verës është vendndodhja e tyre, e cila tërheq një numër të madh vizitorësh gjatë muajve të verës. Las Vegas, Ocean City, Palm Beach, Grand Canyon, Rocky Mountains, Atlantic CityCalifornia, New England, Texas – dhe shumë destinacione të tjera për të zgjedhur. Pavarësisht pozicionit tuaj të punës, punët janë sezonale dhe ju nuk keni nevojë për ndonjë kualifikim ose përvojë në industrinë e turizmit dhe të mikpritjes. Nëse puna juaj kërkon kontakt direkt me klientët, sharmi, aftësitë tuaja të komunikimit dhe rrjedhshmëria e të shprehurit në gjuhën angleze do të jetë avantazhi juaj.

 

Përgjegjësitë tuaja do të jenë të thjeshta dhe ju nuk do të hasni ndonjë problem në përmbushjen e kërkesave sepse punëdhënësi juaj do t’ju ofrojë trajnim.

 


PERIUDHA E PUSHIMEVE VERORE

Punëdhënësit amerikanë kanë nevojë për ju duke filluar nga data 1 korrik dhe ju do të jeni të disponueshëm për të punuar deri më 30 shtatorJu nuk keni të drejtë për të punuar përtej kësaj date por ju mund të udhëtoni maksimumi deri në 30 ditë të tjera duke filluar nga ”data e përfundimit” që theksohet në formularin tuaj DS-2019. Gjatë kësaj periudhe kohore ju mund të zgjidhni individualisht datat qe të largoheni nga SHBA-ja por është mirë të dihet se kur studentët Amerikanë rikthehen në studimet e tyre. Për t’u përshtatur më lehtë, ju duhet të planifikoni të arrini në SHBA dy javët e fundit të qershorit. Për të patur një listë të gjërë të vendeve të punës, ju sugjerojmë të aplikoni në program sa më parë të jetë e mundur. 


PAGESA, BAKSHISHET DHE PUNA JASHTË ORARIT

Gjatë gjithë kohës së qëndrimit në SHBA ju trajtoheni në menyrë të njëjtë si qytetarët e tjerë amerikanë apo të huaj. Pasi ju mbërrini në SHBA nëpërmjet programit Work and Travel, ju do të gëzoni të njëjtat të drejta ligjore si Amerikanët. Ju mund të gjeni lehtësisht një punë të dytë me kohë të pjesshme (Part-Time). Është e rëndësishme që ju të dini se ju keni të drejtë që të punoni në sa vënde pune që ju dëshironi dhe se ju do të keni një pagë për orë pune, bakshishe, kompensim për punë jashtë orarit. Puna me kohë të plotë zakonisht nënkupton 40 orë në javë. Punëdhënësit janë të detyruar me ligj për t’i paguar jashtë orarit punonjësit e tyre me 150 % të normës së tyre të rregullt të pagesës, për çdo orë shtesë pune.

* Pagesat në SHBA gjatë programit mund të mos mbulojnë shpenzimet e studentëve gjatë gjithë kohës së qëndrimit. Për këtë arsye, studentët do duhet që të sigurojnë fonde të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e tyre. Sipas ECFR 22 62.9(d)(3)

 


SI TË GJENI PUNË?

Ka disa mënyra për të gjetur një punë nëpërmjet programit Work and Travel. Një prej tyre do të ishte duke marrë pjesë në një panair pune (Job Fair) (ne do të postojmë informacion në faqen tonë në lidhje me kohën dhe vendin) mënyrë e cila do tju mundësojë të takoni direkt punëdhënësit tuaj të ardhshëm. Ky do të jetë një shans i mirë për ju. Duke diskutuar në menyrë të detajuar me punëdhënësin tuaj të mundshëm ju mund të theksoni pikat tuaja të forta në lidhje shkollën tuaj, aftësitë personale ose aftësi të tjera. Ky komunikim ballë për ballë ju çon në një ofertë të menjëhershme të punës. Ju gjithashtu, keni mundësinë e zgjedhjes së një pune nga lista që disponon Tandek, duke i kërkuar  miqve tuaj në SHBA ose nëpërmjet internet. Kini kujdes! Duhet të jeni të kujdesshëm ndaj ofruesve të rremë të punës! 

 

%d bloggers like this: