Sigurimi shëndetësor dhe tatimi mbi të ardhurat janë dy gjëra të rëndësishme që duhen marrë në konsideratë për t’ju përgatitur për programin Work and Travel në Shtetet e Bashkuara.


Në Shtetet e Bashkuara, ashtu si kudo në botë, të ardhurat e marra janë të tatueshme dhe për të përfituar kujdes mjekësor, ju duhet të keni sigurim në të kundërt, ju duhet të paguani nga xhepi juaj të gjitha shpenzimet e kujdesit shëndetësor, të cilat mund arrijnë vlera të konsiderueshme në Shtetet e Bashkuara.


SIGURIMI I SHËNDETIT

Sistemi shëndetësor amerikan është më i shtrenjtëkrahasuar me atë të SHBA. Këtu, ka një përjashtim për personat me aftësi të kufizuara, njerëzit të cilët kanë dalë në pension apo për shtresat në nevojë. Sigurimi shëndetësor nevojitet që ju të keni të mbuluara të gjitha shpenzimet në rastin e një aksidenti ose të çdo lloj ndërhyrjeje mjekësore.

Të gjithë pjesëmarrësit që aplikojnë për programin Summer Work and Travel, do të marrin sigurim shëndetësor që plotëson rregullat e Departamentit të Shtetit të SHBA. Sigurimi mjekësor është i përfshirë në koston e programit dhe është i vlefshëm në territorin e SHBA dhe në tranzit për në dhe nga Shtetet e Bashkuara.

Ky sigurim mbulon kostot e trajtimeve të mundshme mjekësore të tilla si shtrimin në spital, kthimin e menjëhershëm në vendin e origjinës për arsye mjekësore. Për detajet e plota mbi mbulimin e siguracionit konsultoni siguracionin përkatës.


KTHIMI I TAKSAVE

Gjatë angazhimit tuaj në punë, sipas detyrimeve ligjore në Shtetet e Bashkuara, duhet të paguani taksat e shtetit dhe tatimin mbi të ardhurat federale të cilat do të zbriten nga çeku i pagës tuaj. Këto detyrime, ju kthehen me anë të transfertave nga agjensitë përkatëse në llogarinë tuaj bankare. Ne rekomandojmë që ju të keni një llogari bankare në dollarë amerikan për të shmangur humbjet e kursit të këmbimit.
Proçesi i kthimit të taksave mund të zgjasë 30 deri në 90 ditë dhe në raste të rralla deri në 6 muaj për sigurimin mjekësor ose taksat e sigurimeve shoqërore. Vini Re! Kthimi bëhet në rast se ju keni përmbushur rregulloren e programit.

%d bloggers like this: