
Si ka influencuar COVID19 tek studentët Shqiptarë?
Ndër vite kërkesat e studentëve për të studiuar në universitetet e bashkimit Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada dhe Australi, kanë qenë gjithnjë e në rritje. Por cilat janë arsyet kryesore, përse studentët shqiptarë me një ekonomi jo shumë të favorshme, dëshirojnë të investojnë për të studiuar në shtete me një kulturë dhe një ambient krejt ndryshe nga i cili janë mësuar?

Përveç shkëmbimit kulturor që çdo student internacional përfition, arsyeja kryesore pse zgjedhin të studiojnë jashtë vendit, është standarti i lartë edukimit, formimi profesional, trajnimet dhe mundësitë e shumta të punësimit që ata përfitojnë pasi diplomohen. Një shtysë e madhe për ta është fakti që shumë universitete ofrojnë bursa të plota, të cilat janë një ndihmesë e madhe për ekonominë e familjeve të tyre, por përveç kësaj, shumë universitete u ofrojnë studentëve gjithashtu edhe mundësinë e punësimit part-time, një mënyrë kjo që i ndihmon ata të arrijnë të fitojnë të ardhura të tjera për të mbuluar shpenzimet e jetesës.
Por a ka ndikuar pandemia COVID – 19 në uljen e kërkesave për të studiuar në këto vende ku përhapja e COVID – 19 ka qenë më e lartë?
Shtete si Gjermania, Zvicra, Spanja, Franca, Italia, Austria, Suedia dhe Mbreteria e Bashkuar, janë shtete me stabilitet ekonomik të cilat ofrojnë universitetet më të kualifikuara, me kampuse të bukura, shumëllojshmëri kulturash dhe komunitet të sigurt. Gjatë periudhës së pandemisë, studentët internacionalë në shtetet e Bashkimit Europian apo Mbretërisë së bashkuar kanë marrë fonde dhe ndihma, duke i bërë kështu, të ndihen të mbrojtur dhe të sigurt. Gjermania dhe Zvicra janë renditur si dy vendet më të sigurta në botë përgjatë COVID – 19 ku në vendin e parë renditet Zvicra dhe në vendin e dytë Gjermania. Për të gjithë studentët që ishin në dyshime se në cilin vend do ndiheshin më të sigurt për të studiuar, tashmë e dinë se ku, gjithmonë pa përjashtuar sigurinë e madhe që ofrojnë edhe shtetet e tjera të Europës. Nje tjetër lajm i mirë është se Mbretëria e Bashkuar ka vendosur që studentëve internacionalë do ju jepet mundësia të punojnë pas diplomimit edhe nëse e zhvillojnë mësimin online përgjatë vitit akademik 2020/2021. Duke qenë se fatmirësisht situata në Europë po normalizohet dhe shtetet po i kthehen normalitetit, pjesa më e madhe e studentëve kanë vendosur të rikthehen në universitetet përkatëse në fillim të vitit të ri akademik ku semestrin e parë do ta zhvillojnë online dhe semestrin e dytë do ta zhvillojnë në klasa duke rrespektuar rregullat e distancimit social dhe ato higjeno – sanitare, përveç Suedisë e cila në bazë të situatës së qetë që ndodhet në vend, ka vendosur që mësimi do të zhvillohet në klasa që në semestrin e parë. Sipas statistikave një numër i konsiderueshën studentësh kanë vendosur që studimet ti fillojnë semestrin e parë online, ndërsa një numër shumë i vogël studentësh kanë vendosur që vitin e tyre akademik ta nisin semestrin e dytë, pra në Janar 2021.
Por përveç Europës një ndër destinacionet më të preferuara të studentëve është Kanadaja, një shtet me standarte të larta jetese, me mundësi te shumta dhe stabilitet ekonomik. Universitetet në Kanada janë ndër më të kualifikuarat në botë. Përveç standarteve të larta të arsimit, diversitetit kulturor dhe sigurisë, Kanadaja ofron edhe mundësinë e marrjes së rezidencës së përhershme. Ashtu si në të gjithë botën, COVID – 19 pati ndikim edhe në ekonominë e Kanadasë, por kjo nuk ishte pengesë për shtetin Kanadez të ndihmojë me fonde studentët internacionalë. Një lajm i mirë për të gjithë studentët që janë pranuar në një nga universitetet e Kanadasë dhe ju është lëshuar viza para datës 18 Mars kanë mundësi të udhëtojnë drejt Kanadasë. Semestri i parë i vitit akademik 2020/2021 në universitetet në Kanada do të zhvillohet online ndërsa semestri i dytë do të zhvillohet në kampus duke rrespektuar rregullat higjeno – sanitare të vendosura nga organizata botërore e shëndetësisë.
Në anën tjetër Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat janë më të prekura nga COVID – 19 akoma nuk kanë marrë një vendim për hapjen e kufinjëve për studentët internacionalë, pasi po preken cdo ditë nga një numër i madh i të të infektuarëve. Në këtë situatë universitetet apo kolegjet në SHBA po bëjnë më të mirën për t’ju ardhur në ndihmë studentëve internacionalë duke ulur tarifat, ofruar bursa dhe duke shtyrë afatin e pagesave. Edhe pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhen në një situatë të tillë të shkaktuar nga COVID – 19 përsëri kanë numrin më të lartë të aplikimeve dhe të studentëve internacionalë nga e gjithë bota.

Për sa i përket Australisë ajo është një ndër vendet më të preferuara nga studentët internacionalë dhe renditet në vendin e katërt, për numrin më të lartë të tyre. Ekonomia e zhvilluar, mundësitë e mëdha të punësimit dhe siguria që ofron, ka rritur edhe kërkesën e studentëve shqipëtarë, përgjatë viteve të fundit. Për të gjithë studentët, që dëshironin që studimet për vitin akademik 2020/2021, ti zhvillojnë në Australi, kemi lajme të mira pasi kryeministri Scott Morrison ka deklaruar se do të hapi kufinjtë për studentët internacionalë në 20 Qershor. Gjithashtu theksoi se kufinjtë do të hapen vetëm për Australinë Jugore dhe pjesa perëndimore, veriore, Queensland dhe Tasmania do vijojnë të mbyllura deri në një njoftim të dytë. Të gjithë studentët që do të udhëtojnë drejt Australisë, do të ndjekin proçedurat e testimit dhe karantinimit dy javor, sipas rregullave të vendosura në Australi.
Nëse dëshironi mund të shikoni duke klikuar këtu intervistën e drejtorit të përgjithshëm Z.Erion Kosovrasti tek Ora News në lidhje me eksperiencat tona.
Për informacione në lidhje me programet e studimit apo programe të tjera plotësoni formën më poshtë.
- June 30, 2020
- 1637
- Comments Off on Si ka influencuar COVID19 tek studentët Shqiptarë?