
Slovenia, destinacion perfekt për studime!
sLOVEnia, the country with the LOVE in it, shtrihet në zemër të Europës midis Italisë, Austrisë, Hungarisë dhe Kroacisë. Pozicioni i favorshëm gjeografik, bukuritë natyrore, ndërthurja e alpeve me detin, janë një ndër arsyet kryesore përse Sllovenia duhet vizituar të paktën vetëm një herë në jetë.
Po përpos kësaj, cilat janë arsyet pse duhet të zgjidhni të studioni në Slloveni?
- Standarti i lartë i arsimit
- Shteti më i sigurt në Europën Lindore
- Jetesë ekonomike më të favorshme se shtetet afër saj si Austria, Italia dhe Zvicra
Kultura dhe mikëpritja janë gjithashtu ndër pikat më të forta të Sllovenisë. Pjesa më e madhe e sllovenëve dinë më shumë se një gjuhë të huaj, zakonisht (anglisht, gjermanisht), ndaj do jetë shumë e lehtë për ju, për tu përshtatur me jetesën në Slloveni. Përpos kësaj të gjithë sllovenët janë nga natyra shkrimtarë, piktorë, muzikantë, aktorë dhe blogger, ndaj nëse dëshironi të studioni në një shtet ku ndërthuren standarti i lartë i arsimit, bukuritë natyrore, jetesa ekonomike dhe kultura e veçantë atëherë Sllovenia meriton të zgjidhet si destinacioni perfekt për të studiuar.

Maribori është qyteti i dytë më i madh në Slloveni dhe qyteti ku ndodhet DOBA Business School, partneri ynë prej tre vitesh. Maribori është qyteti perfekt për të studiuar, pasi ndodhet vetëm 30 minuta larg qytetit të Graz-it, 2 orë jarg Vjenës, 1.5 orë larg kryeqytetit të Kroacisë, Zagrebit, ndaj çdo kush nga ju që zgjedh të studiojë në DOBA Business School do të ndjehet sikur po jeton në tre shtete njëkohësisht. Akomodimi që ofrohet në Maribor është ekonomik dhe i përshtatshëm pasi çmimet e qerave variojnë nga €150 – €220 në muaj. Shumë restorante ofrohjnë deri në 50% zbritje për studentë.

DOBA Business School me një eksperiencë 30 vjeçare me përkushtim dhe përsosmëri në mësimdhënie ofron programet Bachelor në Business Management, Marketing Social Media and Public Relations, Tourism Operations and Management, Management in Social and Education Sector dhe programet Master në Management of Smart Cities, Marketing and Sales, International Business Management dhe Innovation Management in Social and Education Sector.

Pse DOBA Business School?
- Shkollë moderne private
- Diploma të akredituara dhe të njohura në të gjithë botën
- Përsosmëri në mësimdhënie
- Barazi dhe diversitet
- Mundësi punësimi në kompani të mëdha si NATO, Coca Cola, Microsoft, Ericsson, IBM, Court of Justice of the European Union
Çmime dhe Vlerësime

Ku konsiston asistenca e TANDEK?
- Konsulencë për studimet në Slloveni
- Aplikimi për shkollë
- Aplikimi për akomodim
- Aplikimi për vizë
Për aplikime dhe informacione më të detajuara plotësoni formën më poshtë.
- June 30, 2020
- 1548
- Comments Off on Slovenia, destinacion perfekt për studime!