Warning: The magic method CityBook_Addons::__wakeup() must have public visibility in /var/www/vhosts/tandek.al/httpdocs/wp-content/plugins/citybook-add-ons/includes/class-addons.php on line 90

Warning: The magic method Esb_Class_User::__wakeup() must have public visibility in /var/www/vhosts/tandek.al/httpdocs/wp-content/plugins/citybook-add-ons/includes/class-user.php on line 64

Warning: The magic method CTH_Woo_Payments::__wakeup() must have public visibility in /var/www/vhosts/tandek.al/httpdocs/wp-content/plugins/citybook-woo-payments/citybook-woo-payments.php on line 88
O' Canada, vendi i mundësive të panumërta, Happy Birthday! - Tandek
Exchange your mind - Studime jashtë vendit - Work and Travel

O’ Canada, vendi i mundësive të panumërta, Happy Birthday!

Sot më 1 Korrik, së bashku me vendasit, festojnë edhe shtetasit potencialë të së nesërmes, studentët internacionalë, të cilët zgjodhën Kanadanë si vendin e tyre të së ardhmes. TANDEK, gëzon së bashku me ju për mundësitë dhe sukseset tuaja dhe gjithashtu ju falenderon që na bëtë pjesë të rrugëtimit tuaj.

Për dekada me rradhë, Kanada-ja ka mirëpritur studentë internacionalë nga e gjithë bota, duke i dhënë mundësinë të studiojnë në një mjedis të shëndetshëm me diversitet kulturor dhe të sigurt. Çdo vit, afërsisht 500,000 studentë internacionalë, zgjedhin Kanadanë si destionacionin e tyre të studimeve.

Përse në Kanada?

8 arsyet përse duhet të studiojmë në Kanada:

  • Standardi i lartë i edukimit

Përfitoni një arsim të klasit botëror, ku të gjitha diplomat e universiteteve apo kolegjeve njihen në mbarë botën.

  • Standardi i lartë i jetesës

Kanada-ja ka një cilësi të lakmueshme të jetesës, me një kosto shumë më të ulët se vendet e tjera si SHBA, Franca, Mbretëria e Bashkuar, duke ofruar siguri, stabilitet dhe respekt për të drejtat e individëve dhe komuniteteve.

  • Diversitet kulturor

Kanada-ja është një shtet me popullsi heterogjene ndaj do të përfitoni një përvojë të pasur kulturore duke u përqafuar me kultura të ndryshme.

  • Zbuloni bukuritë natyrore të vendit

Kanada-ja ofron një mori peisazhesh madhështore, që mund të eksplorohen në të katërta stinët e vitit. Nga deti tek malet e saj, Kanada-ja është një burim i pafund i bukurisë natyrore.

  • Mundësi punësimi part-time gjatë studimeve

Çdo student ndjehet i vetëkënaqur nëse ka mundësi të punojë ndërkohë që studion, pasi arrin të mbulojë një pjesë të shpenzimeve apo tarifave.

  • Mjedis i sigurt dhe miqësor

Steriotipi “warm and friendly” është i vërtetë për kanadazët, pasi do të gjeni një vend mikpritës me një kulturë unike që përqafon diversitetin.

  • Tarifa të përballueshme

Kanada-ja është e njohur për tarifat e ulta të universiteteve në krahasim me vendet e tjera anglisht – folëse. Cilido qoftë buxheti juaj, ju do të gjeni të duhurën për ju në gamën e larmishme të opsioneve arsimore që ofron Kanada-ja.

  • Mundësi punësimi pasi të diplomoheni

Studentëve internacionalë iu ofrohet mundësia e punësimit për 2 deri në 3 vite pas diplomimit, për të fituar eksperiencën kanadeze. Përpos kësaj, ju do të keni mundësinë të aplikoni për të emigruar në Kanada, ndërsa studentët që duan të kthehen në vendet e tyre apo të udhëtojnë në një vend tjetër, do të nisen me një “valixhe” të mbushur me dije dhe kulturë që do i hapë dyert e suksesit kudo. Për studentët internacionalë, shumë pak vende ofrojnë avantazhet që ofron Kanada-ja. Universitetet, të cilat janë ndër më të mirat në botë, janë në zemër të kulturës së saj të pasur dhe të larmishme. Kanada-ja është një vend me një standard të shkëlqyeshëm të jetesës dhe ku ka shumë mundësi për të marrë një përvojë në fushën tuaj të studimeve. Si një vend dy gjuhësh, i sigurt dhe mikpritës, Kanada-ja nuk do të zhgënjejë studentët që po kërkojnë të zgjerojnë horizontet e tyre.

Disa nga universitet dhe kolegjet partnere që Tandek bashkëpunon prej vitesh janë:

Seneca College, është themeluar në vitin 1967 dhe pozicionohet me kampuse në të gjithë Toronton. Seneca College ofron një larmi programesh në: Business, Creative Arts Animation and Design, Education Community and Social Services, Engineering Technology, Fashion and Esthetics, Information Technology.

George Brown College është një kolegj publik me tre kampuse në qëndër të Torontos dhe ofron një larmi programesh në: Art and Design, Business, Community Services, Early Childhood Education, Construction and Engineering Technologies, Health sciences, Hospitality and Culinary Arts.

Thompson Rivers University është një universitet publik i themeluar në vitin 1970. TRU ofron 140 programe që zhvillohen në kampus dhe 50 programe të tjera që zhvillohen online. Disa nga programet që ofron janë: Business Administration, Computing Science, Health Science, Journalism, Software Engineering, Tourism Management, Nursing.

Langara College është një kolegj publik i pozicionuar në Vancouver. Langara ofron programe në: Business, Arts, Science and Technology, Humanities and Social Sciences, and Health Sciences.

Regina University është një universitet publik i pozicionuar në Regina Saskatchewan. Disa nga programet që Regina ofron janë në: Business, Science, Media Arts and Perfomance, Health Studies.

Centennial College është kolegji më i vjetër publik në Toronto. Centennial College njihet një ndër instuticionet me më shumë diversitet kulturor në Ontario, ku pothuajse janë 100 grupe etno-kulturore dhe fliten 80 gjuhë. Centennial ofron një larmi programesh në: Communication, Media Art and Design, Community and Health Science, Engineering Technology and Applied Sciences, Hospitality Tourism and Culinary Arts, Business.

Durham College është pozicionuar në Durham, Ontario. Disa nga programet që ofron janë: Accounting, Advertising and Marketing Communication, Animation – Digital Production, Chemical Engineering Technology, Computer Programming, Graphic Design.

Humber College është një kolegj publik me tre kampuse i pozicionuar në Toronto. Humber ofron një sërë programesh në: Applied Technology & Engineering, Business, Accounting & Management, Children & Youth, Community & Social Services, Hospitality & Tourism, Health & Wellness, Creative Arts & Design, Media, Public Relations & Marketing.

Niagara College është një kolegj public me tre kampuse i pozicionuar në Niagara Ontario. Niagara College ofron programe në: Business and Management, Allied Health, Hospitality Tourism and Sport, Community Services, Technology, Media.

Sheridan College është një kolegj publik i pozicionuar në Ontario. Sheridan College ofron programe në: Business, TV and Journalism, Applied Health ,Animation and Game Design, Architectural Studies, Visual and Performing Arts, Chemical and Environmental Sciences, Community Studies, Public Safety, Humanities & Social Sciences Design, Illustration and Photography, Education, Technology Fundamental.

Aplikimet janë FALAS!

Nëse dëshironi të fitoni një karrierë globale, atëherë padyshim Kanada-ja është destinacioni i duhur i studimeve tuaja.

Për t’u njohur më shumë me programet e studimeve, ju ftojmë të plotësoni formën e kontaktit mëposhtë:

  • July 1, 2020
  • 1694
  • Comments Off on O’ Canada, vendi i mundësive të panumërta, Happy Birthday!

Sign In Tandek

For faster login or register use your social account.

or

Account details will be confirmed via email.

Reset Your Password