
US,“The Land of the Free and Home of the Brave,” Happy 4th of July!
Gëzuar Ditëlindjen Amerikë!
Gëzuar të gjithë studentëve tanë që vazhdojnë të ndjekin karrierën dhe ëndrrat e tyre në Amerikë!
Jemi shumë të lumtur që na keni bërë pjesë të rrugëtimit tuaj dhe shumë krenarë për sukseset tuaja!

Mbi 1,000,000 studentë internacionalë, kanë zgjedhur SHBA-të si destinacionin e së ardhmes tyre, duke e bërë kështu vendin me numrin më të madh të studentëve nga e gjithë bota. Me universitetet ndër më të kualifikuar në botë dhe klasat e tyre gjithnjë në ndryshim dhe zhvillim, tërheqin studentë nga e gjithë bota, dhe punojnë me guxim çdo vit për të përmirësuar edukimin e tyre në mënyrë që, studentët të jenë të përgatitur për të gjetur mundësi të mrekullueshme për karrierë.
A e keni menduar ndonjëherë pse arsimi në SHBA është kaq i lakmuar nga studentët në të gjithë botën?
9 arsyet pse edhe ju duhet të zgjidhni të studioni në SHBA.
- Përsosmëria akademike
SHBA-të kanë një nga sistemet më të mirë universitare në botë, me programe në pothuajse të gjitha disiplinat, duke jua bërë kështu zgjedhjen tuaj akoma më të lehtë. Diplomat e lëshuara nga universitetet Amerikane, janë një vlerë e shtuar në nivelin tuaj të dijes, që do t’ju mundësojë një karrierë të shkëlqyeshme për të ardhmen tuaj.
- Diversitet i mundësive/programeve të edukimit/studimit
Sistemi i arsimit të lartë Amerikan ka shumë për të ofruar për çdo student. Struktura e çdo programi të ofruar, është e ndërtuar në një mënyrë të tillë, ku ndërthuren përsosmërisht baza teorike me atë praktike, duke ju formuar profesionalisht. Nëse jeni duke kërkuar të studioni një program specifik ose të pazakontë, atëherë universitetet në SHBA do ju ofrojnë më shumë se një zgjedhje.
- Mundësi për kërkime dhe trajnime
Universitetet në SHBA ofrojnë trajnime duke ju ndihmuar të mësoni përkrah studiuesve më të mirë në botë, për të filluar kështu karrierën tuaj profesionale. Kjo mundësi ju hap dyert e suksesit dhe ju ndihmon të punësoheni në industritë më të mira të botës.
- Edukim global dhe perspektivë të gjatë në karrierë
Studimi akademik dhe përvoja nga një universitet Amerikan, ka një reputacion shumë pozitiv në tregun ndërkombëtar të punës. Një diplomë Amerikane, rrit ndjeshëm karrierën afatgjatë dhe të suksesshme të çdo studenti. Përvoja ndërton aftësi të të menduarit kritik, zhvillon vetëbesimin, aftësitë ndërkulturore dhe të gjitha këto atribute vlerësohen shumë nga punëdhënësit në të gjithë botën.
- Diversitet kulturor
Të studiosh në SHBA, ju jep më shumë sesa një edukim. Ju, gjithashtu fitoni një përvojë të pakrahasueshme që do t’ju ndryshojë jetën. Kultura në SHBA, është e ndryshme nga shumica e vendeve të tjerë të botës dhe duke e jetuar vetë do t’ju ndihmojë në zgjerimin e horizontit tuaj. SHBA-ja është shtëpi për shtetas nga e gjithë bota me kultura të ndryshme të ndërthurura përsosmërisht me njëra tjetrën. Ndërkohë që ju mësoni rreth kulturave të ndryshme, fitoni eksperiencë personale edhe miqtë që do të fitoni mësojnë rreth kulturës dhe vendit tuaj.
- Mundësi punësimi part-time në kampus gjatë studimeve
Punët part-time janë shumë të rëndësishme për studentët që zgjedhin të studiojnë jashtë vendit. Përveç faktit që ju mbuloni në pjesë të shpenzimeve tuaja, gjithashtu, përfitoni përvojë kulturore dhe formoheni profesionalisht.
- Përjetoni eksperiencën e një studenti aktiv
Kampuset janë një nga arsyet e shumta për të studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përveç pjesës së shkëlqyer akademike, kolegjet dhe universitetet ofrojnë një gamë të gjërë aktivitetesh. Ju do të keni mundësinë t’i bashkoheni, sporteve të ndryshme, muzikës, dramave, artit, ndaj për të pasur një përvojë aktive dhe tërheqëse në kampus, ndjekja e studimeve në SHBA do jetë zgjedhja e duhur.
- Përmirësoni Anglishten dhe gjuhë të tjera të huaja
Jeni të shqetësuar se nuk keni njohuri shumë të mira të gjuhës angleze? Mos u shqetësoni! Në shumë shkolla, ju mund të zhvilloni paraprakisht një kurs gjuhe për të rritur aftësitë tuaja përpara se të filloni studimet e arsimit të lartë. Zotërimi i anglishtes, do t’ju hapë shumë dyer në të ardhmen.
- Eksploroni bukuritë natyrore dhe pasuroni udhëtimet tuaja
A e dini që SHBA ka 419 parqe kombëtare? Ndër më të bukurit dhe vizituarit mbetet ai i Yellowstone i cili pasohet nga Gran Teton, Zion dhe Yosemite të cilët edhe studentët tanë kanë pasur fatin t’i vizitojnë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të vizituara në botë nga turistët. Me bukuri natyrore të mrekullueshme, me mundësi të pafundme argëtimi, dhe me vende të panurmërta për tu vizituar, SHBA, vendi i ëndrrave të çdo kujt do bëhet ekpserienca juaj!
A po planifikon edhe ti studimet në SHBA?
Ju vijmë në ndihmë me pëvojë profesionale disa vjecare në orientimin e saktë të procedurave.
Tandek prej shumë vitesh bashkëpunon me një sërë universitesh dhe kolegjesh në SHBA.
Disa prej tyre janë:
Monroe College është një kolegj privat i themeluar në vitin 1933 me 3 kampuse (The Bronx, New Rochelle dhe ST. Lucia). Monroe, ofron një mori programesh në: Business and Accounting, Information Technology, Criminal Justice, Human Services, Hospitality Management.
Mercy College është një kolegj privat i themeluar në vitin 1950 me 3 kampuse përgjatë New York-ut. Mercy, ofron një sërë programesh në: Business, Education, Health and Natural Sciences, Liberal Arts, Social and Behavioral Sciences.
Embry – Riddle University është një universitet privat i themeluar në vitin 1925. Embry – Riddle, ofron programe si: Aeronautical Science, Aeronautics, Aerospace Engineering, Aerospace Physiology, Applied Biology, Applied Meteorology, Astronomy and Astrophysics, Aviation Business Administration, Aviation Finance, Business Administration, Aviation Safety, Business Analytics, Civil Engineering, Communication, Computer Engineering, Computer Science, Data Science etc.
Bethany Lutheran College është një kolegj privat i themeluar në vitin 1927. Bethany, ofron programe si: Art History, Biochemistry, Biology, Chemistry, Business Administration, Computer Science, Engineering Sciences, Graphic Design, Health Communication, Media Art, Psychology, Theatre, Sociology etc.
Colorado State University është një universitet publik i themeluar në vitin 1870. Colorado, ofron programe si: Agricultural Biology, Biochemistry, Biology, Biomedical Engineering, Biomedical Sciences, Chemical and Biological Engineering, Computer Engineering, Computer Science, Data Science, Economics, Electrical Engineering, Hospitality Management, Political Science, Physics, Philosophy, etc.
Drew University është një universitet privat i themeluar në vitin 1867. Drew, ofron programe si: Accounting, Anthropology, Art, Art History, Biochemistry & Molecular Biology, Biology, Business, Business Management (Combined Degree),Chemistry, Communications & Media, Computer Science, Economics, Engineering (Combined Degree),Engineering Physics, Finance, Philosophy, Physics, Psychology, Neuroscience, Software Engineering etc.
George Mason University është një universitet publik i themeluar në vitin 1949. George Mason, ofron programe në: Accounting, Business Administration, Biology, Communication, Computer Engineering, Computer Science, Digital Media, Economics etc.
Suffolk University është në universitet privat i themeluar në vitin 1906. Suffolk, ofron programe si: Accounting, Advertising, Arts Administration, Biochemistry, Biotechnology, Business Analytics, Computer Science, Business Law, Computer Finance, Digital Marketing, Finance, Graphic Design, Interior Design, Journalism, Sociology, Psychology etc.
.
.
+ (500 more)
You name it!
Tandek ju asiston me:
- Këshillim për studime
- Aplikim për shkollë
- Aplikim për vizë
- Aplikim për akomodim
- Biletë fluturimi
- Asistencë në hapjen e llogarisë bankare në SHBA
FALAS!
Për t’u njohur më shumë me programet e studimeve, ju ftojmë të plotësoni formën e kontaktit mëposhtë:
- July 3, 2020
- 1596
- Comments Off on US,“The Land of the Free and Home of the Brave,” Happy 4th of July!