
Viza Studentore Angleze – Aplikimi dhe Proçedura
Aplikimi për vizë studentore angleze, është pak më ndryshe nga aplikimet e vizave të tjera, pasi pjesa më e madhe e aplikimit dhe proçedurës zhvillohet online.
Hapat që duhet të ndiqni përpara se të caktoni dhe të shkoni në takim
Fillimisht ju duhet të klikoni tek Apliko për vizë në Mbretëri të Bashkuar, për të zgjedhur llojin e vizës, për të cilën po aplikoni, në rastin tuaj është General Student Visa (Tier 4).
Në të njëjtën faqe, do zgjidhni opsionin për të aplikuar dhe gjatë aplikimit, do të ju duhet të paguani një tarifë prej £348. Gjithashtu, do të duhet të paguani sigurimin e shëndetit dhe kostoja për këtë, është duke filluar £400 për vit, pasi varet nga koha që do qëndroni në Mbretërinë e Bashkuar.
Pasi të plotësoni formularin e aplikimit, ju do të merrni një GWF number unik, të cilin do të duhet ta ruani pasi do ta përdorni përsëri gjatë pjesës së mbetur të aplikimit.
Hapi tjetër është të rregjistroheni tek TLS Contact. Në këtë faqe do të ndiqni aplikimin tuaj, kontrolloni datat, por që për tu rregjistruar, ju duhet GWF number që përmendëm më lart.
Cilat janë kriteret që duhen që të kualifikoheni për vizë?
- Të jeni pranuar dhe të jeni rregjistruar në një kurs/shkollë/Universitet
- Të flisni, lexoni, shkruani dhe të kuptoni mirë anglisht
- Të keni mjaftueshëm para për të suportuar veten dhe për të paguar kursin/shkollën (£1,265 shpenzime mujore)
Kur duhet të aplikoni?
Ju duhet të aplikoni jo më parë se 3 muaj përpara fillimit të kursit/shkollës/universitetit suaj.
Do të merrni përgjigjen nëse jeni apo nuk jeni kualifikuar për vizë mesatarisht brënda afatit kohor 3 javor.
Sa kohë duhet të qëndroni?
Ju mund të udhëtoni drejt Mbretërisë së Bashkuar:
- 1 javë më parë nëse kursi juaj zgjat 6 muaj ose më pak
- 1 muaj më parë nëse kursi juaj zgjat më shumë se 6 muaj
Sa kohë mund të qëndroni varet nga lloji i kursit/shkollës, që po zhvilloni dhe çfarë studimesh keni përfunduar.
Dokumentat që ju duhet të keni për të aplikuar:
- Pasaportë( ku të paktën një fletë duhet të jetë bosh)
- Vërtetim të ardhurash/Sponsori ( Nëse janë prindërit/kujdestari/etj ata që paguajnë për ju, do iu duhet të keni certifikatë familjare, ose vërtetim që keni marrëdhenie me sponsorin/kujdestarin dhe ju autorizon, apo keni leje të përdorni të ardhurat e tyre.)
- Vërtetimin, që jeni pranuar të studioni CAS. Çdo CAS ka një numër unik dhe përmban të dhënat personale të aplikantit dhe programit që do ndjekë.
- Vërtetim që keni lejen e prindërve/kujdestarit nëse jeni nën 18 vjeç.
- Të dhëna për marrëdhëniet që keni me prindërit/kujdestarin nëse jeni nën 18 vjeç.
- Vërtetim që prindërit/kujdestari janë dakort të të sponsorizojnë shpenzimet.
Ku ndodhet Ambasada dhe ku duhet ti dorëzoni dokumentat?
British Embassy Tirana – Rruga Skënderbeg 12 , Shqipëri
Të gjitha dokumentat e aplikimit për vizë dhe të gjitha dokumentat suportues, ngarkohen në profilin tuaj, që keni krijuar në faqen e TLS Contact. Ju paraqiteni në zyrën e TLS Contact, vetëm në ditën dhe orarin, në të cilin e keni caktuar në sistemin online, për të dhënë shenjat biometrike dhe fotografinë tuaj.
KUJDES: Ju duhet të keni me vete pasaportën dhe faqen e parë të formularit për aplikim për vizë i cili ka edhe kodin unik GWF.
Zyra TLS Contact ose Qendra e Aplikimit për Vizë, mban pasaportën tuaj në ditën e dhënies së shenjave biometrike.
Ju nuk shkoni në ambasadë, për të zhvilluar intervistë jepni vetëm shenjat e gishtërinjëve, tek Qëndra e aplikimit për vizë (VAC).
Si mund t’ju asistojmë ne?
- Këshillim për studime
- Aplikim për shkollë
- Aplikim për vizë
- Aplikim për akomodim
- Biletë fluturimi
- Asistencë në hapjen e llogarisë bankare në Mbreteri të Bashkuar
*Theksojmë se nuk kemi asnjë lloj ndërmjetësimi me ambasadën apo me TLS Contact dhe në asnjë mënyrë zyra jonë nuk mund të influencojë në përshpejtimin, vendimarrjen në aplikimin tuaj!

Nëse keni dëshirë të aplikoni me ne ju lutem plotësoni formën e aplikimit më poshtë.
- July 17, 2020
- 9964
- Comments Off on Viza Studentore Angleze – Aplikimi dhe Proçedura