
Gjermania, Destinacioni juaj i Studimeve
Me një numër të konsiderueshëm të universiteteve të kualifikuar dhe qyteteve tërheqëse të mbushura me art dhe me jetën e gjallë të natës, nuk është çudi që mijëra studentë nga e gjithë bota vendosin të ndjekin ambiciet e tyre akademike në Gjermani.

Gjermania është një ndër vendet e pakta në botë me tarifa të ulëta të edukimit. Pra, nëse po mendoni të studioni jashtë vendit, po ju japim 5 arsye përse duhet të zgjidhni të studioni në Gjermani.
- Tarifat e ulëta
Pa pengesën e tarifave të larta, studentët mund të zgjedhin universitetin dhe programin e tyre më lirshëm. Për shkak të nivelit të shkëlqyer të arsimit, gamës së programeve në dispozicion, numri i aplikantëve është i lartë për çdo program. Më pak se 10% e universiteteve në Gjermani janë institucione private. Gjithashtu edhe ato ofrojnë programe të shkëlqyera edhe me tarifa të ulëta në krahasim me shumë universitete në vendet e tjera.
- Përzgjidhni midis universiteteve më të kualifikuar në botë
Universitetet gjermane ofrojnë mësimdhënie dhe trajnime të shkëlqyera, duke u renditur ndër më të mirët në botë. Do të fitoni një diplomë të njohur ndërkombëtarisht, duke ju dhënë perspektiva pafund në tregun global të punës.
- Diversiteti akademik dhe kulturor
Gama e programeve të ofruara në universitetet gjermane është e madhe, ndaj do të keni mundësinë të gjeni dhe vazhdoni cilëndo program që keni kërkuar. Ndërkohë që fitoni një përvojë të shkëlqyer akademike do të zbuloni bukuritë natyrore dhe kulturore që Gjermania ka për të ofruar!
Kur të merrni kohë të lirë nga studimet tuaja, ka 1001 mënyra për të mësuar më shumë rreth vendit tuaj pritës. Për shembull, mund të shkoni në një muze, kinema ose teatër, mund të uleni në një tavernë birre, mund të shkoni për shëtitje në një plazh, mund të notoni në një liqen, të ngjiteni në një mal ose të vizitoni një kështjellë të vjetër.
- Mundësi punësimi part-time
Gjermania i lejon studentët internacionalë të punojnë part-time 20 orë në javë. Më shumë se 60% e studentëve internacionalë aktualë punojnë me kohë të pjesshme ndërsa studiojnë në Gjermani. Puna part–time është një mundësi që duhet ta konsideroni seriozisht, megjithëse mund të mos keni nevojë për para shtesë për të përballuar kostot e jetesës apo tarifat e tjera. Përvoja juaj e punës mund të rrisë punësueshmërinë tuaj në të ardhmen, mund t’ju mësojë të shtoni disiplinë në stilin e jetës tuaj dhe të jetoni në mënyrë të pavarur.
- Mjedis i sigurt
Sipas Forbes, Gjermania është renditur si vendi i dytë në botë për mjedisin e sigurt që ofron.
Ndaj nëse deshironi të fitoni një edukim të njohur internacionalisht, të jetoni midis bukurive dhe mundësive që ofron Gjermania dhe ndërkohë të ndiheni të sigurt atëherë mos u mendoni më gjatë.
Gjermania ka gjithçka që një student mund të dëshirojë: edukim i klasit botëror, mjedise multi-kulturore, jetë nate e mrekullueshme, jetësë e përballueshme, peisazhe piktoreske… dhe pa dyshim ushqim të shkëlqyer.

Disa nga universitet që ne kemi partneritet prej disa vitesh:
IUBH University of Applied Sciences – Berlin, Erfurt, Bad Honnef, Frankfurt, Hamburg, Munich
IUBH është një universitet privat i themeluar në vitin 1998. IUBH ofron programe Bachelor si: Digital Business, Computer Science, International Event Management, International Marketing Management, International Hospitality Management, Hospitality Management, International Aviation Management, International Management dhe programe Master si: Engineering Management, Finance and Accounting, International Aviation Management, International Health Care Management, International Hospitality Management, International Human Resources Management, IT Management, Transport and Logistics Management, Aviation, Big Data Management, International Marketing, International Business.
EU Business School – Munich
Eu Business School është themeluar në vitin 1973. EU ofron programe si: International Business, Business Administration, Communication and Public Relations, Leisure and Tourism Management, International Relations, Sports Management, Digital Business, Design and Innovation, Business Finance, Business Management (Marketing, Finance, Enterprise, HR Management)
Gisma Business School – Berlin, Hannover, Hamburg
Gisma Business School është themeluar në vitin 1999. Gisma ofron programe si: Business Management, Digital Business Management, Digital Business Marketing, Digital Marketing, International Business Management, Business Intelligence and Analytics, Corporate Financial Management, Cyber Security and Data Governance, Data Management and Cyber Security, Digital Marketing, Digital Sales and Management, Financial Compliance, Financial Compliance and Governance, Financial Risk Management, Global Accounting, Innovation, Strategy and Entrepreneurship, International Business, International Marketing, Leadership and Human Resource Management, Management in International Business.
Jacobs University – Bremen
Jacobs University është themeluar në vitin 2001. Jacobs ofron programe në: Mathematics and Logistic, Computer Science and Electrical Engineering, Life Sciences and Chemistry, Physics and Earth Sciences, Business and Economics, Social Sciences and Humanities, Psychology and Methods.
Photo courtesy of Eu Business School
Na kontaktoni duke plotësuar formën e kontaktit më poshtë, për t’ju ardhur në ndihmë me:
- Këshillim për studime
- Aplikim për shkollë
- Aplikim për vizë
- Aplikim për akomodim
- Biletë fluturimi
- Asistencë në hapjen e llogarisë bankare në Gjermani.
- July 20, 2020
- 1516
- Comments Off on Gjermania, Destinacioni juaj i Studimeve