Exchange your mind - Studime jashtë vendit - Work and Travel

Si e përjetova Ëndrrën Amerikane nëpërmjet Summer Work and Tavel USA

Si e përjetova Ëndrrën Amerikane nëpërmjet Summer Work and Tavel USA

Përvoja e saj ka qenë mbresëlënëse. Ana u paraqit në zyrat tona shumë e vendosur për të marrë pjesë në SWT USA. Në fakt, që në momentin e prezantimit të saj, na pecolli ndjesinë positive që çdo gjë do i shkonte mbarë. Me marrjen e ofertës së punës, nisi aventura e saj  nga Tirana drejt Wyoming-SHBA për të përfunduar me udhëtimet në super destinacionet të, Illinois, Kalifornisë, Nevadës, Arizonës etj.

Për ty që je kurioz dhe e mendon ende pjesëmarrjen, ja pergjigjet e pyetjeve që mbase po i mendon në këto momente.

 

Si nisi aventura jote me SWT USA?

Gjatë vitit të kaluar, 2019, vendosa që të nisja aplikimin për programin Work and Travel drejt Amerikës nëpërmjet agjensisë Tandek Exchange Your Mind.

Mbaj mend herën e parë që lashë takimin pranë agjensisë dhe fola me drejtuesen Drenicën, duke i shprehur pasigurinë që kisha për realizimin e këtij plani e vetmja përgjigjje që mora ishte se gjithçka do të realizohej dhe ashtu ndodhi. E gjitha kjo falë korrektësisë së agjensisë, mbështjetjes në çdo moment të Drenicës dhe personave të tjerë që më ndihmuan gjatë gjithë proçedurës. Pjesa tjetër është histori, gjer në ditën kur e gjej veten duke udhëtuar drejt asaj që më vonë do e quaj ‘’Ëndrra ime Amerikane…’’

 

Sa e lehtë ishte gjetja e një pune?

Puna ishte e lehtë të gjendej dhe përgjegjësia e vetme e jona ishte performanca sa më e mirë gjatë dhënies së intervistës me punëdhënësin e atjeshëm. Falë asistencës së Tandek, pas një muaji  nga data e regjistrimit më vijnë katër oferta pune, dhe unë, duke bërë kërkimet e mia në internet dhe duke lexuar mbi vendndodhjet, tërhiqem pas një emri: Yellowstone National Park, ose në shqip Parku Kombëtar Yellowstone.

A mund të na pershkruash një ditë pune në Yellowstone National Park?

Një ditë pune në Yellowstone ishte një ditë e mbushur me njërëz. Unë punoja në dyqanin e suvenireve dhe kisha gjithnjë mundësinë të krijoja kohë për të biseduar me turistët, për te ditur më shumë rreth tyre dhe dashurisë që kishin për natyrën dhe parqet. Puna përfshinte kujdesin për ambientin, llogaritjen e parave në kasë, pasi në Amerikë tregojnë shumë kujdes për taksat. Më pas gjatë sezonit të dimrit kur numri i punonjësve u pakësua dhe në departamente e tjera kishin nevojë për atë që ata quanin Helping Hands ose ”Duar ndihmuese”, punova dhe në departamente të tjera si tek rregullimi i dhomave të hotelit dhe kabinave apo edhe në mensë gjatë mëngjeseve duke ofruar ushqim për punonjësit e tjerë.

A mendon se zgjedhja jote ishte e duhura?

 Mendoj se kjo zgjedhje për të punuar në Parkun e Yellowstone ishte e duhura sepse më mësoi shumë mbi sistemin e punësimit në Amerikë, vendin dhe të drejtat e punonjësit, arrita të njihja njerëz me pasione dhe origjina te ndryshme, më mësoi shumë gjera mbi natyrën, bimët, kafshët dhe  mbi jetesën në mal dhe zona larg qyteti të cilën e dua ende shumë.

Si ishte raporti yt me punëdhënësit dhe kolegët?

Marrëdhënia ime me punëdhënësin dhe kolegët ishte shumë miqësore, korrekte dhe secili prej tyre ndihmonte në çdo gjë që mund të më nevojitetej për ta realizuar punën sa më mirë dhe për të kaluar një kohë të vlefshme me gjërat që beja.

A je ndjerë e sigurt gjatë qëndrimit ne SHBA?

Gjate gjithë kohës që punova atje, jam ndjerë gjithnjë e sigurt, sepse kudo kishte siguri, gjithë kohës kishte Park Ranger, ose Police Parku që kujdeseshin që çdo gjë të ishte në vendin e duhur.

Si e kaloje kohën e lirë?

Kohën e lirë në Yellowstone e kaloja duke bëre hiking, apo ecje në male, gjatë fundjavës mund edhe të filja në male për dy ditë në çadër kampingu apo kamper. Gjëja më e veçantë ishte që kujdesesha vullnetarisht për dy kuaj të Park Ranger-s dhe çdo ditë gjatë muajve që punova aty i ushqeja në mëngjes, pastroja vendin rreth tyre, i lëshoja për të kalëruar, kujdesi për kuajt është një nga gjërat më të bukura që mësova në këtë udhëtim dhe kujtimin më i çmuar, koha që kaloja me ta ngjante si ti përkiste një tjetër dimensioni. Pjesën tjetër të kohës së lirë e kaloja dhe me studente të tjerë, në mbrëmje filmash ose lojërash, karaoke që zhvilloheshin në park dhe në një lokal pranë tij, dhe si intorverte që jam shpesh dilja me biçikletë rreth parkut, ulesha poshtë pemëve dhe lexoja Zotin e Unazave, për të dytën herë, tanimë në anglisht.

Yellowstone mbetet nga vendet më të veçanta ku kam jetuar dhe, uroj që një ditë të mund të kthehem sërisht.

 

Ke njohur miq të rinj dhe a mban kontakte me ta?

Gjatë qëndrimit në park dhe udhëtimeve që erdhën më vonë arrita të bëj shumë miq të rinj me të cilët ende mbaj kontakte dhe të cilët më mirëpritën dhe në shtepitë e tyre dhe më ndihmonin gjithmonë në nevojat që mund të kisha, madje shumë prej tyre planifikuan të vizitonin Shqipërinë këtë verë që lamë pas por për shkak të mbylljes së kubing dhe limitimit të fluturimeve nuk arritën të vinin.

Cilat vende kishe mundësi të vizitoje?

Vëndet që arrita të vizitoja gjatë këtij rrugëtimi ishin: Çikago, Bozeman, shtetin e Wyoming ku dhe punoja, Kolorado ku vizitova Parkun Kombëtar të Maleve ShkëmboreIdahon, Utah-n ku vizitova Sand Dunes dhe Parkun Kombëtar të Zion, Arizonën, ku patjetër përshkrova Kanionin e Madh dhe nga ku ika drejt Nevadë-s për të parë Hoover Dam dhe sigurisht Las Vegas-in plot drita, kazino, hotele luksi por edhe me një botë të nëndheshme që strehonte të pastrehët dhe të varfërit.

 Vendet që vizitova më pas ishin: San Francisco, Monterey ku eca përgjatë Big Sur, një nga rrugët më skenike të Kalifornisë, më pas u nisa drej Los Angeles, ku u mikprita nga një familje iraniane që më patën takuar gjatë kohës që punoja në park dhe më patën ftuar të qëndroja në shtëpinë e tyre. Atë munda të vizitoja Santa Monica-n, Venice Canalas, sigurisht dhe Bulevardin e Yjeve dhe një numër të mirë muzesh nga të cilët do të veçoja muzeun ”The Borad, Infinity Mirrored Room”. Nga Los Angeles u nisa me pas drejt Shqipërisë, dhe këtu u mbyll rrugëtimi i asaj që e quaj ”Ëndrra ime Amerikane…”

 

Çfarë të bëri më shumë përshtypje nga kultura amerikane?

Nga kultura amerikane, gjërat që më bënë më shumë përshtypje ishte liria e mendjes, idetë dhe dijet e pafundme që kishin, sa lirshëm bisedonin me njerëzit dhe sa të hapur ishin mendërisht, sigurisht çdo mendalje ka dy anë dhe gjërat që më lanë në mendime ishin vështirësitë që shumica kishin patur në jetë per sa i takon edukimit, jetesës me familjen, mungesës së dashurisë apo shoqërisë me pak fjalë gjëra të një aspekti social dhe ekonomik dhe njerëzor.

A do ta provoje sërish këtë eksperiencë dhe a do t’ua sugjeroje studentëve të rinj?

Ketë eksperiencë do ta konsideroja përsëri, sepse jam njëri që më pëlqejnë ndryshimet dhe të jetuarit dhe punuarit në vende të ndryshme ku mund të mësoj më shumë mbi botën dhe njerëzit. Do ua sugjeroja shumë studentëve te rinj, sepse ofron shumë dhe sjell ngjyra të ndryshme në jetën e gjithsecilit. Ofron punën, udhëtimet, njohjen me njerëz, krijimin e kontakteve dhe hap më shumë mendjet tona, sidomos për natyrat kureshtare. Mesazhi që do u jepja studentëve të rinj është të guxojnë, të provojnë dhe të jenë mendjehapur, të sfidojnë veten dhe t’i realizojnë dëshirat e tyre, me sakrificë, vullnet dhe deshirë, bota i perket atyre që vërtetë guxojnë.

Si do ta përkufizoje SWT me 3 fjalë?

Nëse do të mund ta përkufizoja këtë përvojë me tre fjalë do të zgjidha: aventurë, spiritualizëm, natyrë.

Si ishte asistenca me Tandek?

Asistenca tek Tandek ishte e përsosur, ata janë kujdesur për çdo procedurë dhe gjithmonë mbanin kontakt për gjërat që nevojiteshin. Vlen për tu përmendur korrektësia që treguan në të gjitha hapat e aplikimit dhe vlerësimin që jepnin për studentin.

Veç CV-së tënde tashmë të pasuruar të udhëtimeve, çfarë tjetër arrite të përfitosh nga ky program?

Duke qenë pjesë e Summer Work and Travel arrita të fitoj shumë gjëra, ndër to të njihja drejtuesen e këtij programi Drenicën, nje person shumë mbështës dhe korrekte, arrita të udhëtoj drejt vendeve që gjithmonë kanë ushqyer imagjinatën time, arrita të njoh njerëz që janë berë pjesë e jetës sime, arrita punoj në një sistem ndryshe dhe të mësoj më shumë mbi punën, arrita të jem më pranë natyrës dhe të kuptoj që natyra është nga gjërat më të muara që kemi dhe sa shumë duhet ta mbrojmë atë.

 

 

 

Ke akoma pyetje se si ta bësh të mundur ëndrrën tënde Amerikane?

Aplikoni në linkun më poshtë:

  • December 12, 2020
  • 2597
  • Comments Off on Si e përjetova Ëndrrën Amerikane nëpërmjet Summer Work and Tavel USA

Sign In Tandek

For faster login or register use your social account.

or

Account details will be confirmed via email.

Reset Your Password