
Studioni në Kanada: Top 6 arsyet për të studiuar në Kanada
Nuk është rastësi që Kanadaja renditet në një nga vendet më të mira në botë dhe e para për cilësinë e jetës. Aktualisht, sipas agjencisë Statistics Canada të studentëve te rregjistruar ajo numëron afërsisht 350,000 studentë internacionalë që studiojnë në institucione të edukimit. Pavarësisht, situatës së pandemisë, kërkesa për studime atje vazhdojnë të jenë të larta.
Kanadaja është një nga zgjedhjet më të mira kur flasim për destinacionet anglisht-folëse të studimeve. Pse? Sepse ofron një mjedis për çdo kërkesë e preferencë. Qytete të mëdha e vibrante apo qofshin ato të vogla e mikpritëse, përvoja juaj do të jetë njëlloj e bukur. Eshtë destinacioni i duhur për ata që synojnë një karrierë dhe një perspektivë të sigurt në Kanada apo për ata që duan të sjellin nga atje përvojën e tyre në Shqipëri. Janë të panumërta arsyet (EduCanada) për të studiuar në Kanada dhe ne kemi përzgjedhur vetëm ato më “top”:
Do të mësoni nga më të mirët dhe me të shkëlqyerët
Kanadaja ofron cilësi shumë të lartë të edukimit. Kujtojmë që 11 nga 250 universitetet më të mirë në botë, janë në Kanada. Profësorët dhe instruktorët janë shumë të kualifikuar dhe sjellin perspektiva të ndryshme gjatë seancave të mësimit. 2 nga 5 akademikë, mbajnë minimalisht një diplomë internacionalë.
Eshtë vend mikpritës
Nuk ka rëndësi prejardhja, Kanadezët e përqafojnë diversitetin kulturor, ndaj, do të jenë njëlloj miqësorë me ju.
Cilësia e jetesës, renditet në më të lartën në botë
Si student internacional, do të gëzoni një cilësi të lartë të jetesës sepse Kanadaja është një vend i shkëlqyer për të jetuar, studiuar e punuar. Kanadaja, renditet #1 në botë për cilësinë e jetës dhe konsiderohet një nga vendet më të sigurt në botë për studentët internacionalë. E dimë që kjo është e shumë e rëndësishme.
Rruga drejt një të ardhmeje premtuese
Me një diplomë nga kolegje apo universitete kanadeze ju do të ndiheni të sigurt për një karrierë premtuese dhe fitimprurëse. Vetëm dekadën e fundit, Kanadaja krijoi 1.6 milionë vende pune për të diplomuarit. Doni Akoma arsye?
Kostot e studimeve dhe jetesës janë të përballueshme
Kanadaja ka tarifat më të ulëta të studimeve kur bëhet fjalë për vendet anglisht-folëse.
Përvojë si asnjë tjetër
Mundësia e përjetimit të një klime, kulture dhe mënyre të jetesës në Kanada, është një nga gjërat më të bukura. Aventurat ju presin! Ka shumë arsye për të dashuruar Kanadanë.
Na kontaktoni për këshillim të specializuar nga ekspertët tanë.
Përktheu e përshtati
Drenica Rrahmani
[1] Table 37-10-0086-01
Postsecondary enrolments, by status of student in Canada, country of citizenship ang gender https://www.educanada.ca/why-canada-pourquoi/reasons-raisons.aspx?lang=eng
- February 25, 2021
- 1007
- Comments Off on Studioni në Kanada: Top 6 arsyet për të studiuar në Kanada