
Hapat për një Cover Letter të suksesshme
Si duhet të shkruajmë një Cover Letter?
Për të patur sukses ndiqni hapat e mëposhtëm:
- Bëni kërkime
Fillimisht analizoni se çfarë kërkon punëdhënësi. Lexoni me vëmendje informacionet dhe kërkesat në lidhje me pozicionin e punës, në mënyrë që të identifikoni kualifikimet dhe vlerat që punëdhënësi pret të ketë një kandidat. Përveç aftësive tuaja personale, shtoni edhe ato të përshtatshmet për pozicionin e punës. Lexoni informacione rreth kompanisë dhe objektivave që ata kanë, që të tregoni se pse aftësitë tuaja do ju ndihmojnë të shkëlqeni.
- Kontrolloni instruksionet
Kontrolloni mënyrën se si duhet ta dërgoni letrën tuaj të motivimit (cover letter), me postë, email, ose nëpërmjet aplikimeve online. Duke ndjekur instruksionet e punëdhënësit, tregoni që jeni një person i vëmendshëm deri në detaje. Verifikoni përshkrimin e ofertës së punës dhe website-in e kompanisë. Nëse keni paqartësi dhe keni nevojë për sqarime mund të telefononi departamentin e burimeve njerëzore.
- Jepni kontaktet tuaja
Në fillim të letrës, shkruani emrin dhe mbiemrin, adresën e shtëpisë, adresën e email-it dhe numrin e telefonit. Kjo mënyrë do të lehtësojë punën e menaxherit të burimeve njerëzore për t’ju kontaktuar.
- Konfirmoni kontaktet e marrësit
Nëse do ta dërgoni letrën tuaj me postë, duhet të shkruani emrin dhe adresën e marrësit në fillim të letrës. Nese do ta dërgoni me elektronikisht, mund ta anashkaloni hapin e mësipërm, por duhet të siguroheni që adresa e email-it është e saktë.
- Krijoni një subjekt
Në mënyrë që marrësi të kuptojë menjëherë qëllimin e letrës, atëherë shpjegojeni shkurtimisht në pak fjalë.
Përshembull: Aplikim për Intership
Nëse do të dërgoni një email atëherë, ju duhet ta shkruani këtë në subjekt.
- Prezantoni veten
Në hyrjen e letrës, prezantoni veten. Paragrafi i parë duhet të vërë në dukje arsyen pse ti po shkruan dhe ku u njoftove me pozicionin e punës. Gjithashtu, paraqisni sinqerisht intersin tuaj për pozicionin.
- Tregoni rreth edukimit tuaj
Duke qenë se jeni i/e sapo diplomuar, ose student, edukimi është aseti kryesor që keni, kështu që vendosi në dukje në fillim të letrës. Tregoji punëdhënësit, se çfarë dhe ku studion, dhe kur mund të diplomohesh. Gjithashtu ju mund të përmendni edhe mesataren tuaj, për të lënë një përshtypje sa më të mirë.
- Shpjegoni pse jeni i/e duhuri/a për pozicionin e punës
Në dy paragrafë shpjegoni se pse aftësitë dhe edukimit juaj, janë ato që duhen për pozicionin e punës. Nëse keni fituar eksperienca me intershipe, apo punë sezonale, përmendini.
- Ftoni marrësin që t’ju kontaktojë/ marrë në konsideratë aplikimin tuaj
Në fund të letrës shprehni kërkesën për zhvilluar një intervistë duke e drejtuar lexuesin drejt të dhënave të kontaktit në CV –në tuaj.
- Tregoni mirënjohje
Përfundoni letrën duke shprehur mirënjohjen tuaj për kohën dhe konsideratën e tyre. Nënshkruani letrën në një mënyrë profesionale.
Cover Letter – Template
Ju mund ta përdorni këtë model për t’u siguruar që të përfshini të gjitha informacionet e nevojshme në letrën tuaj të motivimit.
[Emër Mbiemër]
[Numri juaj i telefonit]
[Adresa juaj e emaili-t]
[Adresa e shtëpisë]
[Emri i punëdhënësit]
[Email-i punëdhënësit]
[Subjekti: Aplikim për pozicionin e punës]
[Fjalia e parë, ju prezanton ju dhe lejon lexuesin të kuptojë se për cilin pozicion po aplikoni. Në fjalinë e dytë, ju mund të përmendni një nga aftësitë tuaja. Tregojini lexuesit rreth edukimit tuaj, universitetit, dhe kur mund të diplomoheni nëse nuk jeni diplomuar akoma. Mbylleni letrën duke shprehur interesin dhe motivimin që keni për pozicionin e punës.]
[Në paragrafin e dytë, përshkruani eksperiencat e mëparshme të punës, si psh. punët sezonale, intershipet, apo programet e shkëmbimit kulturor. Në fjalitë pasardhëse, flisni rreth eksperiencës dhe aftësive që fituat.]
[Në paragrafin e tretë, shpjegoni pse jeni të duhurit për pozicionin e punës. Përmendni aftësitë dhe cilësitë tuaja.]
[Paragrafi i katërt është paragrafi përmbyllës. Fjalia e pare duhet të tregojë që ju keni shumë dëshirë të zhvilloni një intervistë me punëdhënësin. Mbylleni letrën duke treguar mirënjohje dhe njoftojeni lexuesin që jeni duke pritur për një përgjigje.]
[Me rrespekt,]
[Firma]
Nese ju duhet akoma asistencë keshillimi ju lutem kontaktoni me ekspertët tanë:
- April 2, 2021
- 953
- Comments Off on Hapat për një Cover Letter të suksesshme