
A do të kërkojnë kolegjet vaksinimin e studentëve që të kthehen në kampus në Shtator 2021?
Rutgers University është bërë universiteti i parë në SHBA, i cili kërkon vaksinimin e studentëve para se ata të shkojnë në kampus në Shtator 2021. Ky vendim është marrë si rrjedhojë e deklaratës se presidentit Biden, i cili ka siguruar, që të gjithë Amerikanët do të vaksinohen deri në fund të Majit. Përjashtime do ketë tek studentët për arsye mjekësore, ose fetare.
Presidenti dhe përfaqësues të universitetit, kanë shprehur se duan ti ofrojnë studentëve të tyre sigurinë, shëndetin, klasa të rregullta dhe mundësinë e të përjetuarit të përvojës së kolegjit.
Për të arritur këtë, është i domosdoshem vaksinimi. Rikthimi në kampus i studentëve të pa vaksinuar, mund të sjellë rritjen e fuqishme të rasteve me COVID 19. Një kampus më i sigurt ofron premtimin e një përvoje shumë më të mirë sociale sesa ishte e mundur në një ambient të mbyllur, të kufizuar në shumë kampuse në 2020 dhe madje edhe tani. Vaksinimi i studentëve gjithashtu ul rrezikun që klasat të kthehen përsëri me mësimin online për shkak të shpërthimeve të COVID 19. Hulumtime edhe sondazhe të bëra kanë treguar se studentët janë shumë më të motivuar të ndjekin studimet në kampus.
A do ti frymëzojë ky vendim universitetet e tjera?
Nga ana tjetër përfaqësues të universiteve, apo instuticioneve të tjera, kanë shprehur mendime të dyzuara. Dëshira e vaksinimit egziston, por secili dëshiron të ndjekë politikat e tij, gjithmonë duke pasur prioritet, sigurinë dhe shëndetin e studentëve.
E rëndesishme dhe shumë e domosdoshme, është që studentët të jenë të informuar sa më parë me politikat e ndjekura të secilit universitet, në këtë mënyrë mund të bëjnë zgjedhjen e tyre.
Burimi ICEF
- May 22, 2021
- 872
- Comments Off on A do të kërkojnë kolegjet vaksinimin e studentëve që të kthehen në kampus në Shtator 2021?