Warning: The magic method CityBook_Addons::__wakeup() must have public visibility in /var/www/vhosts/tandek.al/httpdocs/wp-content/plugins/citybook-add-ons/includes/class-addons.php on line 90

Warning: The magic method Esb_Class_User::__wakeup() must have public visibility in /var/www/vhosts/tandek.al/httpdocs/wp-content/plugins/citybook-add-ons/includes/class-user.php on line 64

Warning: The magic method CTH_Woo_Payments::__wakeup() must have public visibility in /var/www/vhosts/tandek.al/httpdocs/wp-content/plugins/citybook-woo-payments/citybook-woo-payments.php on line 88
Kanadaja, një mundësi e re emigrimi për studentët me diplomë ndërkombëtare - Tandek
Exchange your mind - Studime jashtë vendit - Work and Travel

Kanadaja, një mundësi e re emigrimi për studentët me diplomë ndërkombëtare

Kanadaja, një mundësi e re emigrimi për studentët me diplomë ndërkombëtare

Qeveria Kanadeze ka hapur një rrugë të re për marrjen e rezidencës së përhershme për më shumë se 90,000 punëtorë dhe studentë me diploma ndërkombëtare.

Punëtorë të kualifikuar janë ata që janë të profesionalizuar në fushat e Kujdesit Shëndetësor, Prodhimit dhe Transportit.

Shumë nga këta punëtorë kanë qënë kontribues thelbësor, në luftën e Kanadasë kundër COVID 19. Pandemia ka zbuluar se punëtorët në vijën e parë (që përfshijnë një varg sektorësh) janë linjat kryesore të një shoqërie dhe një ekonomie funksionale.

Në anën tjetër të diplomuarit ndërkombëtarë duhet të kenë përfunduar një program të arsimit të lartë në Kanada brenda katër viteve të fundit (jo më herët se Janar 2017). Nga 90,000 gjithsej, 40,000-vende janë të rezervuara për studentë ndërkombëtarë të cilët janë diplomuar nga një institucion Kanadez.

Studentët dhe punëtorët kanë kohë të aplikojnë deri më 5 Nëntor 2021 ose derisa të jenë plotësuar vendet.

Ministri i Emigracionit, Marco Mendicino deklaroi:

Pandemia, i “ka dhënë dritë” kontributeve të pabesueshme të emigrantëve. Këto politika do të ndihmojnë emigrantët të planifikojnë të ardhmen e tyre në Kanada, të luajnë një rol kryesor në rimëkëmbjen tonë ekonomike dhe të na ndihmojnë ta rindërtojmë më mirë. Mesazhi ynë për ta është i thjeshtë: statusi juaj mund të jetë i përkohshëm, por kontributet tuaja janë të qëndrueshme – dhe ne duam që ju të qëndroni. “

Qëllimi i Kanadasë është të mirëpresë 401.000 emigrantë si banorë të përhershëm të Kanada-së për vitin 2021.

Gjithashtu politikat e azhornuara të emigracionit, inkurajojnë studentët të rregjistrohen në universitete Kanadeze dhe të qëndrojnë pas diplomimit për t’ju bashkuar fuqisë punëtore të shtetit.

Muajin e kaluar qeveria Kanadeze konfirmoi se studentët ndërkombëtarë mund të përfundojnë 100% të programit në një instuticion Kanadez nga shtëpitë e tyre dhe prapë do kualifikohen për të aplikuar për Programin e punës pas diplomimit (PGWP).

Përshtati: Sara Myrteza

Burimi ICEF Monitor

  • May 26, 2021
  • 1354
  • Comments Off on Kanadaja, një mundësi e re emigrimi për studentët me diplomë ndërkombëtare

Sign In Tandek

For faster login or register use your social account.

or

Account details will be confirmed via email.

Reset Your Password