Exchange your mind - Studime jashtë vendit - Work and Travel

Si të dallojmë Bachelor of Arts nga Bachelor of Science

Si të dallojmë Bachelor of Arts nga Bachelor of Science

Përgjithësisht, programet Bachelor of Arts përqëndrohen tek shkencat humane, ndërsa programet Bachelor of Science kanë në fokus matematikën dhe shkencat. Të zgjedhësh një degë është një detyrë shumë sfiduese për pjesën më të madhe të studentëve.

 Le të themi se disiplinën e zgjodhëm, po programin? Bachelor of Arts apo Bachelor of Science?

Disa kolegje/universitete ofrojnë programe B.A ose B.S vetëm në disiplina të caktuara ndërsa të tjerë, ofrojnë në të dyja opsionet.

Nëse jeni para një zgjedhje të tillë, po ju ndihmojmë sado pak me disa dallime midis tyre.

Programet B.A pasqyrojnë artet liberale si filozofia, literatura, historia, artet, gjuhët e huaja. Këto programe nuk përjashtojnë shkencën dhe matematikën, por nuk janë aq në qendër të kurrikulumit sa tek programet B.S.

Duke u bazuar tek disiplina programet B.A dhe B.S i drejtojnë studentët në rrugë të ndryshme karriere.

Nëse ndiqni një B.A në Psikologji, karriera juaj do fokusohet tek këshillimi, ndërsa nëse ndiqni një B.S do përqëndroheni tek kërkimet. Një student që është i interesuar të fitojë një Ph.D, B.S është hapi i pare, që do ta ndihmojë të kuptojë statistikat dhe metodat kërkimore.

 Nëse vazhdoni të keni përsëri mëdyshje, hidhini një sy kontentit dhe kurrikulumit të programit tuaj.

Cilado qoftë zgjedhja juaj, Bachelor of Arts apo Bachelor of Science, nuk ka njësi matëse se cila është më e mirë për tu ndjekur, mjafton të dini se ku ndiheni ju më mirë dhe ku dëshironi të jeni me karrieren tuaj.

Bachelor of Arts apo Bachelor of Science, ne ju asistojmë njësoj!

Për tu konsultuar me konsulentët tanë të edukimit ju ftojmë të plotësoni formën e kontaktit më poshtë:

Burimi: U.S News & World Report

Pershtati: Sara Myrteza

  • September 14, 2021
  • 622
  • Comments Off on Si të dallojmë Bachelor of Arts nga Bachelor of Science

Sign In Tandek

For faster login or register use your social account.

or

Account details will be confirmed via email.

Reset Your Password