Exchange your mind - Studime jashtë vendit - Work and Travel

Seminar – Gjimnaz në SHBA

Gjimnaz ne SHBA – Programi Klasik

Regjistrohuni mëposhtë >>>

Tandek në bashkëpunim me partnerin prestigjoz Greenheart Exchange, ofron programin Gjimnaz në SHBA.

Programi Gjimnaz në SHBA, i mundëson nxënësve vendosjen në shkollat publike Amerikane me vizë J1. Pjesëmarrësit jetojnë me familjet mikpritëse amerikane dhe ndjekin shkollat e mesme publike, duke mundësuar kështu; përmirësimin e gjuhës angleze, krijimin e miqve të rinj dhe zgjerimin e vizionit të tyre rreth vetes e botës.

Për të marrë pjesë në programin Gjimnaz në SHBA, nxënësit duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:

  • Aftësi shumë të mira të gjuhës Angleze
  • Mesatare e gjimnazit mbi 7.0
  • 15-18 vjeç dhe në vazhdim të gjimnazit
  • Pjekuri dhe aftësi për t’u përshtatur shpejt

Programi përfshin:

  • Regjistrimin në një gjimnaz publik të SHBA për dy semestra.
  • Dhomën dhe ushqimin pranë një familjeve pritëse vullnetare amerikane
  • Orientimin para nisjes drejt SHBA
  • Mbështetjen dhe mbikëqyrjen e një kordinatorit lokal
  • Vlerësimin periodik të programit
  • Sezonin për përgatitjen për ri–hyrje
  • Siguracionin shëndetësor dhe atë ndaj aksidenteve
  • Transfertat e aeroportit
  • Formën DS2019, aplikimin dhe mbështetjen për vizën J1
  • Biletën e udhëtimit vajtje/ardhje deri në aeroportin më të afërt të familjes mikpritëse
  • Mundësinë për të bërë një ndryshim në komunitetin pritës duke iu bashkuar Greenheart Club

Programi nuk përfshin:

  • Tarifat e shkollës (vetëm për shkollat private)
  • Aktivitetet fakultative
  • Ushqimin dhe argëtimin jashtë familjes mikpritëse
  • Shpenzimet personale
  • Drekën në shkollë
  • Programi Gjimnaz në SHBA është një program që siguron përvojë kulturore dhe arsimore dhe nuk është program turistik. Prandaj, vendosja nëpër familje është rastësore dhe vendndodhja përcaktohet nga Tandek dhe Greenheart Exchange.

Kërkesa e pjesëmarrjes:

  • Rezultat i pranueshëm i testit të gjuhës Angleze SLEP (testimi pranë zyrës Tandek)
  • Vërtetim i notave të gjimnazit
  • Transparencë dhe fleksibilitet
  • Motivim për të marrë pjesë në një program shkëmbimi kulturor
  • Gjendje e mirë shëndetësore, e mjaftueshme për të përballuar programin, intelektualisht, fizikisht dhe emocionalisht
  • Informacion për një aplikim të plotë dhe me të gjithë dokumentët e nevojshëm.
  • Gadishmëri për vendosjen rastësore kudo në SHBA

Regjistrohuni mëposhtë për eventin që do të mbahet më 6 Mars, ora 17:30 në Tirana International Hotel, Salla Metropol.

Studentët nën 18 vjeç duhet të jenë të shoqëruar nga prindërit.

Sign In Tandek

For faster login or register use your social account.

or

Account details will be confirmed via email.

Reset Your Password