United States of America

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të dëshuara në botë për arsim të lartë.

Përveç aspektit akademik dhe kulturor, SHBA është edhe qendra botërore e shumë industrive kryesore, nga teknologjia në Silicon Valley, te financat në Nju Jork, kinemaja në Los Anxhelos dhe inovacioni në çdo sektor. Kjo i vendos studentët përballë praktikave, punësimeve dhe lidhjeve profesionale që mund të formësojnë karrierën e tyre që në auditorë.

Së fundmi, jeta studentore në SHBA është e pasur dhe dinamike. Qytetet si Nju Jorku, San Francisko, Filadelfia, New Orleans apo Los Anxhelos ofrojnë gjithçka: histori, argëtim, art, teknologji dhe natyrë mbresëlënëse – një përvojë që shkon përtej librave dhe leksioneve.

A lejohen studentët ndërkombëtarë të punojnë në Amerikë?
Po, por me kufizime. Me vizën F-1:

Mund të punoni deri në 20 orë në javë gjatë semestrit.

Gjatë pushimeve, mund të punoni me kohë të plotë.

Punësimi duhet të jetë në kampusin e universitetit.

Jashtë kampusit, lejohet vetëm në kuadër të praktikës që lidhet drejtpërdrejt me fushën tuaj, me leje zyrtare.

Pse të zgjidhni Amerikën si destinacionin tuaj të studimeve?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të dëshuara në botë për arsim të lartë. Me më shumë se 4,300 institucione arsimore dhe shtatë nga dhjetë universitetet më të mira globalisht, SHBA ofron një cilësi akademike që njihet dhe vlerësohet kudo në botë.