Përveç aspektit akademik dhe kulturor, SHBA është edhe qendra botërore e shumë industrive kryesore, nga teknologjia në Silicon Valley, te financat në Nju Jork, kinemaja në Los Anxhelos dhe inovacioni në çdo sektor. Kjo i vendos studentët përballë praktikave, punësimeve dhe lidhjeve profesionale që mund të formësojnë karrierën e tyre që në auditorë.
Së fundmi, jeta studentore në SHBA është e pasur dhe dinamike. Qytetet si Nju Jorku, San Francisko, Filadelfia, New Orleans apo Los Anxhelos ofrojnë gjithçka: histori, argëtim, art, teknologji dhe natyrë mbresëlënëse – një përvojë që shkon përtej librave dhe leksioneve.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të dëshuara në botë për arsim të lartë. Me më shumë se 4,300 institucione arsimore dhe shtatë nga dhjetë universitetet më të mira globalisht, SHBA ofron një cilësi akademike që njihet dhe vlerësohet kudo në botë.