Studime të Mesme / Gjimnaz

Ne ofrojmë mundësi studimi në shkolla të mesme dhe gjimnaze jashtë vendit, për studentët që duan një eksperiencë ndërkombëtare akademike dhe kulturore. Që nga zgjedhja e shkollës e deri tek akomodimi dhe viza, ekipi ynë ju mbështet në çdo hap.

Çfarë Përfshin Shërbimi Ynë

Zgjedhje Shkolle

Gjimnaze dhe shkolla të akredituara ndërkombëtarisht, sipas preferencave tuaja akademike dhe buxhetit.

Regjistrim & Dokumentacion

Ndihmë me përgatitjen e transkripteve, aplikimeve dhe procedurave të pranimit.

Akomodim

Opsione të ndryshme për të jetuar në një ambient të sigurt dhe të përshtatshëm.

Mbështetje Gjuhësore & Kulturore

Orientim për jetesën jashtë vendit, mësim i gjuhës dhe përshtatje në shkollë.

Këshillim Individual

Çdo student merr një plan të personalizuar për të arritur qëllimet e tij akademike.

Opsionet e Akomodimit

  1. Boarding School – jetesë brenda kampusit, në ambiente të dedikuara për studentët.
  2. Host Family – jetesë me një familje mikpritëse lokale, për një eksperiencë të plotë kulturore.
  3. Vetë-Akomodim – ndihmë për studentët që dëshirojnë të organizojnë vetë jetesën jashtë shkollës.

Destinacionet më Popullore

Çdo vend ofron përparësitë e veta akademike, kulturore dhe të jetesës, të cilat ne i prezantojmë për t’ju ndihmuar të zgjidhni më të përshtatshmen.

Ofronim mundësi për studime të mesme në disa vende kryesore të botës, si:

Kanada

Mbretëria e Bashkuar

SHBA

Zvicër

Francë

Gjermani

Australi

Zelandë e Re

Procesi i Aplikimit

  1. Konsultim fillestar për të kuptuar preferencat tuaja
  2. Zgjedhja e shkollës dhe programit më të përshtatshëm
  3. Përgatitja dhe dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm
  4. Organizimi i akomodimit sipas zgjedhjes tuaj
  5. Ndihmë me procedurat e vizës dhe udhëtimit
  6. Orientim para nisjes dhe mbështetje gjatë studimeve

Akreditimet tona!

Pse të Zgjedhësh Tandek

  • Prej 2013 nĂ« fushĂ«n e edukimit ndĂ«rkombĂ«tar
  • Rrjet partnerĂ«sh shkollash dhe gjimnazesh tĂ« akredituara
  • MbĂ«shtetje tĂ« personalizuar pĂ«r çdo student dhe familje
  • TransparencĂ« nĂ« kosto dhe proces aplikimi
  • ShumĂ« studentĂ« tĂ« suksesshĂ«m qĂ« kanĂ« vazhduar universitetin jashtĂ« vendit
  • Akredituar nga ICEF
  • BashkĂ« themelues AASAA