Summer Work and Travel SHBA

Programi Summer Work & Travel është një nga eksperiencat më të kërkuara nga studentët shqiptarë që duan të shfrytëzojnë pushimet e verës për të fituar përvojë pune ndërkombëtare, për të udhëtuar dhe për t’u njohur me kulturën amerikane.

 Ky program, i autorizuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan, u ofron studentëve mundësinë të punojnë ligjërisht në SHBA për disa muaj gjatë verës dhe më pas të udhëtojnë nëpër vend.

Çfarë ofron programi?

  • 1
    Punësim sezonal në sektorë si hotele, resorte, restorante, parqe argëtimi, dyqane dhe destinacione turistike.
  • 2
    Pagesë për punën që mbulon një pjesë të shpenzimeve tuaja dhe ju jep mundësi të kurseni.
  • 3

    Përmirësim të gjuhës angleze përmes praktikës së përditshme në një mjedis pune ndërkombëtar.
  • 4

    Përvoja kulturore, takoni studentë nga vende të ndryshme të botës, bëni miq të rinj dhe njihuni nga afër me jetën në SHBA.
  • 5

    Udhëtim pas punës, pas përfundimit të kontratës, studentët kanë të drejtë të qëndrojnë disa javë për të eksploruar qytete dhe atraksione turistike amerikane.

Kush mund të marrë pjesë?

Programi është i hapur për studentët e rregullt universitarë që janë duke ndjekur studimet e tyre dhe që plotësojnë kriteret e vizës J-1. Aftësitë e gjuhës angleze janë të nevojshme për t’u përshtatur në vendin e punës dhe në komunikimin e përditshëm.

Pse të zgjidhni këtë program?