Sa ndikim ka Masteri në punësimin tuaj

Sa ndikim ka Masteri në punësimin tuaj

Nëse jeni duke menduar të aplikoni për master, mund të pyesni veten nëse përfitimet që do merrni e tejkalojnë koston e tij (spoiler, they do!). Na lejoni t’ju tregojmë se si ju mund ta përdoni diplomën tuaj Master për të ndërtuar karrierën tuaj.

Ndërtoni aftësitë tuaja

Para se të hidheni në numrat e punësueshmërisë, le të eksplorojmë aftësitë dhe atributet që do të zhvilloni kur studioni një master. Ndjekja e një masteri do ju ndihmojë, të tregoni ambicien dhe përkushtimin tuaj për të mësuar.

 Te gjithë e dimë që përkushtimi është një atribut i shkëlqyeshëm, pasi tregon se jeni të gatshëm të shpenzoni kohë dhe përpjekje për të arritur qëllimet tuaja.

Gjeni karrierën për ju

Ende po përpiqeni të kuptoni se cila punë është e përshtatshme për ju? Gjithkush merr kohë të ndryshme për të kuptuar se çfarë dëshiron të bëjë, kështu që mos u shqetësoni.

Kjo është arsyeja pse një diplomë master mund t’ju ndihmojë. Ndoshta do të gjeni një pasion të veçantë për kursin dhe një rrugë të mundshme karriere për të cilën nuk ishit në dijeni më parë.

Fitoni mundësi kontakti

Shumica e universiteteve ofrojnë panaire dhe diskutime mbi karrieren posaçërisht për studentët e masterit, duke ju dhënë më shumë kohë për t’u lidhur me profesionistët dhe për të siguruar punë pas diplomimit.

Platformat online tani janë një pjesë e spikatur e sigurimit të mundësive të punës, prandaj sigurohuni që të merrni të gjitha shanset. Mos harroni gjithashtu të shtoni njerëz në LinkedIn pasi t’i takoni, pasi nuk e dini kur do të keni nevojë për kontakte.

Bëheni më të punësueshëm

Në varësi të sektorit tuaj të karrierës, një diplomë master mund të jetë e nevojshme për të punuar në pozicione të veçanta. Nje pozicion pune mund kërkojë njohuri të veçanta të cilat nuk janë fituar në nivelin universitar.

Një diplomë master mund të jetë gjithashtu e dobishme nëse po përpiqeni të zgjeroni aftësitë tuaja ose të lëvizni në një fushë të ndryshme studimi sesa diploma juaj universitare. Kjo mundësi për të diversifikuar njohuritë tuaja mund të hapë edhe më shumë mundësi.

Fitoni një pagë më të lartë

Një diplomë master mund të kërkojë investime të konsiderueshme financiare, por hap mundësi më të mëdha në karrierë, që do të thotë se do të fitoni më shumë para.

Punëdhënësi juaj i mundshëm vlerëson faktin që keni një diplomë pasuniversitare dhe do të jetë më i gatshëm për të rritur pagën tuaj ose për të hyrë në negociata për pagën. It’s a win-win situation!

Fitoni kualifikime që zgjasin një jetë

Në fund të ditës, një diplomë master do të qëndrojë me ju përgjithmonë. Diploma juaj pasuniversitare do të jetë një shtesë fantastike për CV -në tuaj dhe diçka për të folur në intervistat e punës.

Për të gjithë të interesuarit që duan të aplikojnë për studimet Master, ju ftojmë të plotësoni formën e aplikimit më poshtë:

Burimi: QS Top Universities

Përshtati: Sara Myrteza

Add Comment

Your email is safe with us.

Sign In Tandek Albania

For faster login or register use your social account.

[fbl_login_button redirect="" hide_if_logged="" size="large" type="continue_with" show_face="true"]
or

Account details will be confirmed via email.

Reset Your Password