Rriten kërkesat për të studiuar në SHBA, Kanada dhe MB në 2021
Çfarë thonë agjentët për trendin e studimeve jashtë vendit? Cili vend kryeson edhe pas perceptimeve të ndryshme mbi trendin e zgjedhjes së destinacioneve post pandemisë?
Navitas, lider në ofrimin e shërbimeve për edukim global ka kryer nje sërë sondazhesh ku më e fundit (Mars 2021) përfshin 900 agjentë dhe 73 vende në të gjithë botën. Këta pyetësorë synojnë që të zbulojnë se si ka ndikuar pandemia në pëlqimin e “top destinacioneve” të studimeve pas pandemisë, marrëdhënien dhe promovimin e tyre nga agjentët te studentët.
Agjentët u pyetën për perceptimin e tyre për Australinë, Kanadanë, Gjermaninë, Holandën, Zelandën e Re, Singapore, Emiratet e Bashkuara Arabe, M.Bashkuar dhe SHBA.
Perceptimet pozitive për M. Bashkuar dhe Kanada janë në rritje dhe Holanda, Singapore edhe Emiratet gjithashtu janë të mira. SHBA po fiton terren shumë shpejt duke qenë se studentët rinovuan kërkesat e tyre për këtë destinacion pas marrjes së presidencës nga Joe Biden. Nuk mund të themi të njëjtën gjë për Australinë dhe Zelanden e Re. Për 2021, të dy këto vende nuk kanë qënë në listën e më të preferuarve duke marrë parasysh edhe politikat e qeverisë përkatëse të këtyre vëndeve që kanë ndërmarrë për situatën nga COVID-19. Si Australia dhe Zelanda e Re kanë mbyllur kufinjtë e tyre si pasojë e COVID-19 duke dekurajuar kështu si agjentët dhe studentët që të promovojnë e planifikojnë studimet në keto vënde.
Studentët janë gjithnjë e më të interesuar për Kanada, Mbretëri të Bashkuar dhe SHBA
Sipas raportit të Navitas, Kanada-ja dhe M. Bashkuar vazhdojnë që të zënë një vend të rëndësishëm në terma të raporteve të agjentëve dhe interesin e studentëve, por është SHBA-ja ajo që dominon në terma të shpejtësisë së rritjes së interesit. Dy muajt e fundit, ka pasur një interes më të shtuar të studentëve për të zgjedhur si destinacion të studimeve SHBA-në, krahasuar me vendet e mësipërm. Të gjithë raportet tregojnë se si politikat e secilit vend, ndikojnë tek kërkesat për këto destinacione të studimeve.
Për të interesuarit që planifikojnë studimet e tyre në Australi ose Zelande të Re, ju ftojmë që të na ndiqni për përditësimet e fundit se çfarë do të ndodhë me trendin e 2022 dhe nëse do të fillojnë shpejt që të pranojnë aplikime për vitin e ardhshëm akademik.
Pershtati: Drenica Rrahmani
Burimi ICEF Monitor
- May 24, 2021
- 1012
- 0 comment
Add Comment